Snoop Dogg ndalohet në Itali me 442 mijë dollarë me vete, nuk bën rezistencë

Aug 1, 2015 | 19:14
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur amerikan, Snoop Dogg është ndaluar këtë mëngjes në aeroportin e Lamezia Terme për shkak se kishte me vete rreth 442 mijë dollarë.

Snoop Dogg
Snoop Dogg

Mediat italiane thonë se gjysma e shumës i është sekuestruar në bazë të kuotës së vendosur për antitrafikun. Këngëtari ndodhej në Calabri pas pjesëmarrjes më 30 korrik në një diskoteke të njohur. Financierët italian konstatuan paratë e fshehura para se reperi i njohur të merrte avionin e tij privat për në Londër.

Mediat shkruajnë se Snoop Dogg nuk bëri asnjë rezistencë, por vetëm kërkoi që të nisej sa më parë. Pas sekuestrimit të parave, katër avokatë kanë marrë në mbrojtje këngëtarin.

Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se artisti ishte ndaluar edhe javën e shkuar në Sevilia, i dyshuar për drejtimin e mjetit nën supstanca të ndaluara. “Më vjen keq për fansat, por nuk do të kthehem në në këtë Svezia”,-ka thënë këngëtari pasi u la i lirë nga autoritetet në Spanjë, ndërsa mediat italiane thonë se mbase kështu do të thotë sërish për faktin që u ndalua në Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura