S’ndalin çuditë në Ksamil, pushuesit rrihen nga pronari i banesës me qira

Aug 15, 2017 | 22:16
SHPËRNDAJE

Nje tjeter ngjarje raportohet nga Policia e Sarandes, per dhune ne Ksamil.

Policia ka proçeduar në gjendje të lirë shtetasit me inicialet S.Sh., 55 vjeç dhe A.Sh., 19 vjeç, te dy banues në Ksamil.

640x480-Ksamil-beach-533x400

Kjo pasi më datë 14.08.2017, në njërën nga banesat e tyre të cilët e jepnin me qera, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj shtetasve A.T., dhe F.Xh., (pushues në banesën e dhënë me qera). Nuk dihet ende motivi i sherrit.

Nje dite me pare u raportua se pronarja e restorantit ne Ksamil ishte konfliktuar me kamarierin dhe vellezerit e saj e kishin dhunuar keq kete te fundit.

Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale ”Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura