“S’mund të imagjinoj dot ndonjë futbollist shqiptar duke luajtur për Cervena Zvezdën”

Sep 3, 2018 | 15:05
SHPËRNDAJE

Cervena Zvezdës do të përballet me Liverpulin në grupet e Ligës së Kampionëve. Në këtë skuadër bënë pjesë edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili është shndërruar në një “tmerr” për serbët.

sp-terza

Frika për ndonjë “provokacja” tjetër ka sjellë edhe njëherë në vëmendje rivalitetin mes shqiptarëve dhe serbëve. Së drejtori i përgjithshëm i Cervena Zvezdës, Zvezdan Terziç e ka cilësuar si të paimagjinueshme që ndonjë futbollist shqiptar të luante për klubin që ai drejton aktualisht.

“Nuk ka të bëjë me qëndrimin tim personal ndaj futbollistëve shqiptarë. Jam i bindur se ai nuk do të kishte pasur ambient të mirë për stërvitje dhe punë. Crvena Zvezda ishte dhe mbetet klub serb, ndërsa Partizani ishte klub jugosllav. Ne nuk mund t’i ndryshojmë disa rregulla. Personalisht, nuk do të kisha mundur të imagjinoja ndonjë shqiptar të luante për Crvena Zvezdën”, u shpreh Terziç.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura