SMS nga ambasada e SHBA për disa deputetë: Nëse s’votoni reformën…

Jul 21, 2016 | 13:02
SHPËRNDAJE

Një mesazh nga ambasada amerikane ka mbërritur në celularin e disa deputetëve.

Donald Lu

Atyre iu duhet të paraqiten në selinë e ambasadës amerikane për tu informuar me pasojat që do të kenë nëse nuk votojnë reformën, bën të ditur News 24.

“…i nderuar zoti…Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t’iu informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin……”, thuhet në tekstin e mesazhit.

Tre ditë më parë ishte ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili tha se deputetët që nuk votojnë reformën do të kenë pasoja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura