‘S’më lanë ta takoja Anisën, tha që s’ka bërë ditët për të dalë’, flet kunati i gruas që u gjet e pajetë me të bijën. Zbulohet shkaku i vdekjes

Jul 3, 2020 | 10:28
SHPËRNDAJE

zhaneta blerta kombinat kunati jehovai ringjallje

Kunati i Zhaneta Josifit, 56-vjeçarja që u gjet e vdekur bashkë me njërën nga vajzat në apartamentin e saj në Kombinat, jep detaje të reja lidhur me ngjarjen shokuese. Duke folur për mediat, ai ka treguar se kishte një vit që nuk e takonte Anisën, vajzën e madhe që sipas policisë kishte 5 muaj që kishte vdekur.

Kisha një vit që nuk e takoja Anisën. Kur kam shkuar në shtëpi kunata dhe Blerta më kanë thënë që nuk e ka mbushur akoma afatin për të dalë dhe nëse unë do e shihja Anisën e ndëshkonte Zoti”, ka deklaruar kunati.

Sipas tij, familja Josufi ishte praktikante prej shumë vitesh dhe kontaktin e pare me këtë sekt e kanë marrë në Përmet, ndërsa më vonë frekuentonin një qendër tek “Selvia”.

Kunati ka deklaruar po ashtu se iu ka kërkuar që të hiqnin dorë nga praktikat e këtij sekti pasi bënin sakrifica shumë të mëdha dhe madje ka shkuar dhe në polici dhe bashki. Këto ankesa kanë bërë edhe që mes Zhanetës dhe motrës së saj të lindnin konflikte.

I shkova në shtëpi kërkova Anisën dhe më thanë nuk e lemë të dali se nuk ka bërë ditët e zotit. Anisën kisha që në mars të 2019 që nuk e shikoja fare.

I kam folur dhe për punën e fesë, por me urrenin. Në fillim janë rekrutuar në Përmet pastaj librat i kanë marrë tek një qendër tek “Selvia”. Dy javë më parë shkova të takoja posaçërisht Anisën, por nuk më lejuan. Më ndaluan tek dera. Ato nuk ushqeheshin”, ka treguar ai.

Mësohet se grupi hetimor ka dalë në përfundimin se shkaku i vdekjes së nënës dhe vajzës është agjërimi i gjatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura