“Slogani ynë, ‘vdekje e monizmit të Edi Ramës’”/ Berisha: Nuk kemi protestuar aq sa duhet! Secili të ndërgjegjësohet për…

Dec 5, 2022 | 20:05
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se opozita nuk ka protestuar aq sa duhet kundër qeverisë aktuale. Sipas tij, slogani i PD-së është “vdekje e monizmit të Edi Ramës”.

Në një takim me banorët e njësisë nr.2 në Tiranë, Berisha u shpreh se situata aktuale duhet të ndërgjegjësojë çdo shqiptar për të dalë kundër regjimit të Edi Ramës.

Berisha: Në një hark kohor 1 vjeçar, PD ia doli të arrijë ndryshime substanciale në drejtim të raporteve anëtarësi-drejtues, në drejtim të vendimmarrjes dhe standardeve demokratike. Pa asnjë diskutim që hapja duhet të jetë një nga qëllimet madhore. Asgjë nuk ka më thelbësore se sa hapja e pruimareve. Në primare kanë garuar mbi 200, asnjë nuk është i humbur. Kanë fituar një eksperiencë për karrierën e tyre politike.

Kanë ardhur intelektualë nga Londra për primaret. Në kuptimin e hapjes për të ndarë pushtetin, PD-ja nuk nxorri asnjë pengesë për ata që kapnin kriteret. A është kjo hapja e plotë? Jo, por hapja politike më e dobishme për individin është kjo. Hapje të tjera politike do ketë. Janë të domosdoshme. Janë hapje me departamentet dhe njësitë e tjera që ka PD-ja. Po punohet shumë. Në marrëdhëniet publike, atë proces e kanë mbuluar primaret.

Promovimi i primareve ka qenë një qëllim madhor. Do promovohet më shumë, do ridimensionohet më shumë. PD do hapet. Duke thënë këtë, ne kemi protestuar, por jo aq sa duhet. Ne kemi një dhunues vote. Duhet t’i gjykojmë gjërat siç janë. Edi Rama përdori patronazhistët. Lavdi patronazhistëve tha. Edi Rama u kap me regjistrime telefonike mafioze si kriminel vote. Po ndalem këtu sepse ne demokratët duhet të përgatitemi në një përballje me të.

Nëse duam të votojmë të lirë, të ecim si një shtet ligjor, si një vend që respekton të drejtat, nuk mund të kemi slogan tjetër përveçse vdekje ‘monizmit të Edi Ramës’. Nëse nuk do niseshim me këtë slogan për komunizmin, nuk do e çlironim vendin nga ai regjim. Secili nga ne të ndërgjegjësohet fort që të kuptojë se Rama nuk është armik sepse e them unë, por për shkak të qëndrimeve të tij ndaj lirive themelore demokratike. Kërkon t’i marri flamurin PD-së dhe ta kthejë në një parti 2 përqindshe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura