S*ks në këmbim të skupeve, gazetarja në telashe. I zbulohet lidhja me ish-zyrtarin e lartë

Jun 18, 2018 | 12:51
SHPËRNDAJE

Telashe te medha per gazetaren e New York Times, Ali Watkins. Ajo e kishte deklaruar hapur ne vitin 2013, teksa shkruante se “Dua të jem si Zoe Barnes”, gazetarja e “House of Cards”.

gazetarja

Mediat e huaja raportojne se pjese e hetimit qe ka nisur eshte lidhja intime qe ajo ka pasur me James Wolfe, ish zyrtar përgjegjës për sigurinë e Senatit Amerikan. Dyshohet se gazetarja ne kembim te raportit me te ka marre lajme dhe te dhena të rezervuara qe i ka perdorur per lajme ekskluzive.

Ajo pas kesaj, mban autoresine e shume skupeve, ne mediat qe ka punuar, perfshire edhe edhe te  ‘NYT’.

Më 3 prill 2017, për shembull, ishte zbuloi se Carter Page, një prej këshilltarëve të Donald Trump kishte takuar një ish spiun rus gjatë fushatës së vitit 2016. Në atë kohë, Watkins ka punuar për Buzzfeed. Hetimet kane zbuluar se ajo shkembeu me ish te dashurin Wolfe 124 mesazhe me tekst vetëm atë ditë.

Wolfe përfundoi nën hetim dhe u arrestua më vonë nga FBI, për nxjerrje të sekretit dhe me pas u detyrua te pranoje raportin me te, qe e kishte mohuar me pare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura