Skrapar, mjeti del nga rruga dhe përfundon në lumin Osum, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Jun 28, 2015 | 19:31
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës pranë Çorovodës në vendin e njohur si “Hija e Kakrukës”, duke shkaktuar vdekjen e një 43-vjeçari dhe plagosjen e katër personave të tjerë.

Foto ilustruese

Viktimë e këtij aksidenti mbeti drejtuesi i mjetit tip BMË me targa AA695FK. Burime nga policia thonë se drejtuesi i mjetit me iniciale S.O humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, duke përfunduar në shtratin e lumit Osum.

Aktualisht mësohet se gjendja shëndetësore e katër personave të përfshirë në këtë aksident është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura