Skocia me 9 mungesa, surprizojnë kompanitë e basteve. Shikoni sa kuotohet fitorja e Shqipërisë

Nov 16, 2018 | 16:44
SHPËRNDAJE

Shqipëria do të përballet ditën e nesërme ndaj Skocisë në “Loro Boriçi” në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Edhe pse kualifikimi duket i pamundur, kuqezinjtë e Kristian Panuçit, do të tentojnë ta fitojnë këtë përballje për të shmangur rënien në Ligën D në sezonin e ardhshëm.

bala-780x439

Skocia do të vuaj mungesën e 9 lojtarëve ndaj kuqezinjve, 6 prej të cilëve titullarë në sfidën e datës 10 shtator ku skocezët fituan në shtëpi me rezultatin 2-0.

Koeficientet

Por mesa duket mungesat nuk përbëjnë aspak shqetësim për kompanitë e basteve që shikojnë si favorite Skocinë. 3.3 kuotohet fitorja e Shqipërisë, 3.1 barazimi, ndërsa fitorja e miqve kuotohet 2.5.

dadad9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura