Skocia kërkon pavarësinë, kryeministrja britanike i bllokon referendumin

Mar 16, 2017 | 22:39
SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Britanisë Theresa May ka bllokuar referendumin e dytë skocez për pavarësi duke thënë “se nuk është koha” për një tjetër proces votimi.

1-152

Aho eshte shprehur se një përsëritje e referendumit të vitit 2014 nuk është diçka e përshtatshme për shkak se vendi tashmë është duke kaluar nëpër një ndryshim të madh në drejtim të Brexit dhe se populli skocez ka nevojë për një kuadër më të plotë para se të marrë ndonjë vendim për të ardhmen.

Por lëvizja e saj për ta bllokuar votimin krijon një situatë tensionuese mes saj dhe Nicola Sturgeon, e cila do t’u kërkojë javën e ardhshme anëtarëve të parlamentit skocez të miratojnë planet e saj për një referendum të dytë.

Marrëdhëniet mes dy kryeministreve janë shumë të tensionuara pasi Sturgeon këtë javë, theksoi se May nuk është votuar në zgjedhje të përgjithshme.

“Mesazhi im është shumë i qartë. Nuk është koha e duhur. I kam shpjeguar arsyet pse. Duhet të punojmë për të dy vendet tona për të marrëveshjen tonë të ardhshme me BE-në. Do të ishte e padrejtë për skocezët të merrnin një vendim të tillë pa patur informacionin e duhur”, tha May për ITV News.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura