“S’kishte miq. Lutej dhe largohej”, sulmuesi në Londër ishte përzënë nga xhamia

Jun 5, 2017 | 13:48
SHPËRNDAJE

Një nga të dyshuarit e sulmit terrorist ishte përzënë nga një xhami lokale dy vite më parë, pasi kishte bërtitur se pjesëmarrja në votim në zgjedhjet e përgjithshme ishte jo-islamike, sipas “MailOnline”.

6_1496559177-4578961

Ai frekuentonte xhaminë “Jabir Bin Zayd” në “Barking” për disa muaj, kur kishte ndërprerë në mënyrë agresive predikimin e një imami, i cili po këshillonte komunitetin e tij për të votuar.

“Ai filloi të thërriste se votimi ishte joislamik dhe se ne nuk duhet ta bëjmë atë”, është shprehur për median britanike menaxheri i xhamisë, i cili nuk pranoi të përmendej në emër.

“Ai u zemërua shumë. E thirra mënjanë dhe i thashë, të lutem qetësohu. Ai refuzoi, kështu që e shoqërova jashtë. Falë Zotit, ai më ndoqi. Kur doli jashtë dhomës, ai më tha se nuk kisha autoritet mbi të, vetëm Perëndia kishte, sepse kjo është një shtëpi e Perëndisë. I thashë se kjo mund të jetë e vërtetë, por unë jam përgjegjësi në këtë xhami”.

I dyshuari kishte flokë të gjatë në atë kohë dhe nuk dukej se dinte shumë për Islamin.

“Nuk kishte miq. Lutej dhe pastaj largohej. Përshëndeste njerëzit, por ishte i mbyllur dhe dukej një person i paarsimuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura