“Skifterët”, goditet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali

Feb 3, 2016 | 9:36
SHPËRNDAJE

Policia italianë ka shkatërruar një bandë që kryente vjedhje në banesa dhe ka njoftuar se ka vënë në pranga dy shqiptarë, ndërkohë që i treti, pjesë e bandës mundi të arratisej.

Shqiptaret e arrestuar
Shqiptaret e arrestuar

Sipas mediave italiane gjithçka nisi kur policia konstatoi një Audi A5 në parkimin e një kishe në Baganzola, nga i cili dolën tre shqiptarët, që hipëm me shpejtësi në një Nissan Almera gri me targa shqiptare.

Parate e sekuestruara
Parate e sekuestruara

Nga kontrolli i targave rezultoi se Audi ishte i vjedhur në 19 janar në një vilë në Varese. Këtu morën udhë hetimet dhe ndjekja e bandës që rezultoi se merrej me vjedhje banesash.

vjedhje1Shqiptari që mundi t’i shpëtojë policisë është 20-vjecari me iniciale N.E, ndërkohë që në pranga përfunduan Kastriot Daci, 39-vjec dhe Daniel Syziu, 22-vjeç.  Nga hetimit ata ishin shqiptarë që ishin prej pak kohësh në Itali.

vjedhjePolicia ka thënë se kjo ishte një bandë profesioniste e fokusuar në veriun e Italisë, bënin vjedhje të organizuara për disa javë e më pas ktheheshin në Shqipëri, duke humbur gjurmët. Në telashe përfundoi edhe një tjetër shqiptar, L.B, i cili i kishte strehuar hajdutët dhe ishte në dijeni të aktivitetit të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura