Skepticizmi i Hollandës/ Rama: Kush do të kuptojë, e pa që…Opozita dogji mandatet për të minuar negociatat, kopjoi opozitën e deridjeshme në Maqedoni

Oct 9, 2019 | 12:24
SHPËRNDAJE

rama-parlament--tuta-talete1 (7)

Kryeministri Edi Rama duke folur sot ne Kuvend nje dite pas debatit ne Parlamentin hollandez per fatin e negociatave me BE te Shqiperise e Maqedonise se Veriut, tha se ata qe duan te kuptojne, duhet ta kene marre mesazhin se qendrimi skeptik i disa vendeve mes tyre edhe Hollanda nuk ka te beje me problemet e brendshme politike qe ka vendi yne, por se disa forca politike ne vendet anetare te BE jane kunder zgjerimit te unionit.

Madje Rama ka akuzuar opoziten jashteparlamentare te Shqiperise se sic tha kryeministri, ka kopjuar opoziten e deridjeshme maqedonase per te rrezuar qeverine aktuale shqiptare.

Fjala e Rames:

“E keni ndjekur debatin e djeshëm në parlamentin e Hollandës e ma ha mendja se ai debat ishte një mundësi për të kuptuar të gjithë ata që duan të kuptojnë se sa e pavërtetë dhe sa e padrejtë është e tërë propaganda që synon të lidhë luftën e brendshme politike në Shqipëri me qëndrimet e disa vendeve mers te cilave është edhe Hollanda.
Në debatin e djeshëm, gjithkush ishte i vëmendshëm, e ka parë se si e gjithë cështja e ecurisë së mtejshem të Shqipërisë ne procesin e integrimit është trajtuar si një cështje e politikës së brendshme të atij vendi.

Besoj se duke ndjekur debatin në Parlamentin Hollandez kushdo do të kuptojë ka kuptuar se fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi e në gjithë qasjen e Parlamentit apo partive të ndryshme është përvijuar i gjithë debati i brendshëm me forcat pro zgjerimit kundër, me zërat që fuqizojnë mesazhin e nevojës për gë vazhduar procesin e zgjerimit dhe zërat që fuqizojnë mesazhin e nevojës për ta ndaluar procesin e zgjerimit.
Besoj ju ka mjaftuar të gjithë atyre që në mënyrë vulgare e të pabesë ndaj atyre që i dëgjojnë janë munduar të paraqesin para opinionit publik shqiptar një tablo të pikturuar sipas ngyrave të tyre politike e jo sipas nevojës për të ndarë së bashku përgjegjësinë për të cuar përpara procesin tonë të integrimit, qëllim i përbashkët se në këtë pikë të gjitha partitë politike janë të bashkuara. S’ka që të predikojë ndonjë plan tjetër, përtej horizontit të BE.

Ata që janë përpjekur të thonë se ndarja në propagandë apo në qëndrime mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do cojë në një ndarje në gjykimin e përgjithshëm jo vetëm kanë gabuar por kanë dështuar në përgatitjen e një terreni politik këtu në funksion të axhendës së tyre politike.

Ka një ndryshim të madh që ka përcaktuar edhe në një pjesë të mirë dallimin në qëndrime ky është qasja e opiozitës në vendin fqinj dhe qasja e opozitës këtu, flas për opozitën që s’është në Parlament e që e braktisi e dogji mandatet e bojkotoi zgjedhjet me një qëllim, për të minuar celjen e negociatave.

Maqedonia e Veriut nuk është vend pa konflikte, por është një vend që ka frymëzuar edhe qasjen destruktive të opozitës që s’është këtu në parlament e cila në mënyrë naive ka besuar se duke kopjuar opozitën e deridjeshme ne Maqedoni do arrinte të rrëzonte shumicën legjitime në këtë vend. Opozita në Maqedoni as dje, as sot, nuk merr rrugët e Evropës për të bërë të pabërën për vendin e vet, nuk furnizon kanalet e komunikimit me partitë simotra apo individë të caktuar për të ushqyer cdo ditë ata të cilët e kam thënë disa herë, nuk janë kundër Shqipërisë, skanë ndonjë gjë specifike me Shqipërinë, por ka një qasje tjetër për arsye legjitime në vendet e tyre.

Keni dëgjuar në ndonjë rezolutë, deklarata, fjalim në parlamente të vendeve që janë më ngurruese ndaj zgjerimit, ndonjë fshat, qytezë, qytet periferik të Maqedonisë së Veriut, si kanë përfunduar nëpër gjermanisht e holandisht, Peqini, Kavaja, Dibra? Keni dëgjuar, nuk a bërë vaki, jo se atje s’ka pas probleme, apo kontestuar zgjedhjet, jo se atje nuk ka pasur deri edhe refuzim për të hyrë në zgjedhje, këta që janë sot nëe qeveri në maqedoninë e veriut ishin në opozitë të shtypur, kanë kërcënuar me braktisje nga zgjedhjet, se nuk kishin besim te procesi, por nuk kanë cuar nëpër Evropë historia që jashtë kufijve kanë vetëm një efekt, të furnizimit me pseudoargumente, apo edhe argumente të importuar të qëndrimeve të forcave të caktuara kudnër zgjerimit.
Vednimi I KE nuk ka lidhje fare, por fare me cfarë kemi bërë apo nuk kemi bërë ne, fare. Sepse e thashë këtu, unë nuk mendoj që Finlanda që ka presidencën e BE qënka më pak ekzigjente dhe qenka më tolerante ndaj krimit sesa Holanda, nuk bën vaki. Nuk mensoj që Austria qenka më pak e interesuar për të pasur zgjedhje më të mira te ne sesa Gejrmania.
Nuk mendoj që Suedia i paska sytë e mbyllur përballë reformës në drejtësi dhe nuk i bën përhstypje se Kushtetuesja nuk është funksionale dhe kjo i bëka përshtypje Gjermanisë, nuk funksionon kështu.

Nuk mendoj që Franca qenka më larg në këndvështrimin e saj ndaj të gjitha cështjeve ndaj të cilave GJermania është më afër për arsye të standardeve të tjera, absolutisht, jo. Thelbi, që nuk duhet ta mohojnë e jo më ta transformojnë në shashkë për politikë të brendshme, qendron tek një situatë në BE që nuk ka lidhje fare me ne dhe ku ne përfshihemi me Maqedoninë, Serbinë e Malin e Zi, Kosovën e Bosnjen me vendet brenda Evropës por jo brenda BE, si rrjedhojë e jo burim, pasojë por jo si shkak
nuk jemi ne shkaku që BE nuk është unanim sot, për një qëndrim të thjeshtë të qartë e të prerë për rekomanimin eKE që paguhet nga BE, nuk jemi ne, jemi thjesht dhe vetëm të përfshirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura