VIDEO/ Skenë e tmerrshme pas ekzekutimit në Vlorë, familjarët çajnë kordonin e policisë, ulërima dhe lot

May 25, 2017 | 9:18
SHPËRNDAJE

Një funksionar i një institucioni të rëndësishëm të qytetit të Vlorës, kreu i OSHEE Roland Saliu ka mbetur i vrarë në një atentat mafioz të mërkurën e sotme në një lokal në Sheshin e Flamurit.

foto vlora3

Familjarët e tij ishin të vetmit që thyen perimetrin e sigurisë së vendosur nga Policia, që menjëherë pasi kane mesuar lajmin e kobshëm, janë drejtuar për ta shpëtuar atë, por autoret duket se ishin siguruar qe plumbat mos ta linin gjallë.

Sipas deshmitareve, ne vendin e ngjarjes ka pasur nje situate shume te renduar.

Familjaret e viktimes kanë shprehur një revoltë shumë të madhe, tejet të tensionuar, kanë bërtitur e ulëritur duke thirrur që të gjenden emrat e autorëve, kanë kërkuar identitetin e autorëve dhe te zbardhet ngjarja.

Saliu ishte ulur në tavolinën e fundit jashtë lokalit, kur plumbat dale nga nje kallashnikov e kane prekur ne organet jetesore, duke e lene te vdekur ne vend.

Informacion paraprak nga Policia e Vlorës:

Rreth orës 19:40, në “Sheshin e Flamurit” Vlorë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 shtetas:

1- R.S., Drejtor i OSHEE-së
2- E.H., i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Vlorë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali aty pranë sheshit, ku autorët pasi kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar “Automatik” janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Po punohet për zbulimin e gjeneraliteteve të plota të viktimave.

Policia ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura