Skënderbeut i mjafton Shkodra në miqësore, debutojnë 3 futbollistët e rinj

Sep 2, 2017 | 13:08
SHPËRNDAJE

Skënderbeu zhvilloi paraditen e sotme takimin miqësor ndaj skuadrës së Pogradecit, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri që pritet të startojë në datën 9 shtator. Korçarët arritën të triumfonin me rezultatin 2-0 falë dopietës së mesfushorit Donjet Shkodra.

Skenderbeu-Pogradeci

Skuadra e Dajës ishte superiore në këtë sfidë duke krijuar volum të kënaqshëm loje, si dhe raste të shumta shënimi. Bardhekuqtë morën sinjale pozitive edhe nga 3 lojtarët e afruar së fundmi në merkato si Demte, Sahiti dhe Aliti, të cilët zhvilluan një paraqitje tepër pozitive.

Skenderbeu

FORMACIONI

Skënderbeu-Pogradeci 2-0

Shënues: Shkodra 44′, 45’+

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Osmani, Aliti, Dita, Shkodra, Lilaj, Gavazaj, Xhejms, Soue                                                       Trajner: I.Daja

U aktivizuan: (Muzaka, Gripshi, Sahiti, Demte, Lulaj)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura