Skënderbeun e shpëton Sefa ndaj Apolonisë, +3 pikë nga Kukësi

Apr 18, 2015 | 21:40
SHPËRNDAJE

Skenderbeu-Apolonia

Skënderbeu kryesues fiton minimalisht ndaj Apolonisë dhe shkëputet nga ndjekësi më i afërt më tri pikë.

Ka qenë një triumf me shumë vuajtje për korçarët, të cilët pas pjesës së parë pa gola, ku për pak janë ndëshkuar nga Apolonia, kanë humbur një penallti në pjesën e dytë.

Heroi i takimit ishte sulmuesi Fation Sefa, i cili u fut si zëvendësues dhe arriti të shënonte në minutën e 85-të.

Lushnjari i ka dhënë tri pikë të arta Skënderbeut, që lufton për të fituar titullin e pestë radhazi.

Mbyllet në barazim sfida në ”Qemal Stafa”, Kukësi dhe Partizani ndajnë nga 1 pikë.

Kukësi me pikën e fituar ngjitet në kuotën e 63 pikëve po aq sa Tirana dhe është në vendin e dytë, ndërkohë që Partizani vijon të mbetet ne vendin e katërt në kuotën e 60 pikëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura