Skënderbeu, Salihi për Champions

Jul 3, 2015 | 13:50
SHPËRNDAJE

Hamdi Salihi do të jetë pjesë e Skënder beut për ndeshjet e Champions-it. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit ka mbërritur në Austri, ku ka dalë dje pasdite në stërvitje nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa së bashku me pjesën tjetër të ekipit bardhekuq. Ka qenë menaxheri i përgjithshëm i Skënderbeut, Gerhard Takaj, ai i cili në një bisedë për “Panorama Sport” ka konfirmuar arritjen e një akordi paraprak me sulmuesin për ndeshjet e Champions-it.

Hamdi Salihi

“Është e vërtetë që Salihi i është bashkuar Skënderbeut në Austri. Ne kemi arritur një akord që sulmuesi të jetë pjesë e jona për ndeshjet e Champions. Më pas, për një tjetër bashkëpunim na duhet të presim”, ka sqaruar shkurtimisht Takaj.

E ardhmja 
Shkodrani Hamdi Salihi është në tratativa me një klub në Izrael, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin. Mësohet se Salihi vijon bisedimet me këtë ekip, por ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët mes palëve.

Një gjë të tillë pritet ta shfrytëzojnë kampionët e Shqipërisë, të cilët janë afër goditjes së madhe në këtë merkato vere. Kështu, pas akordit për ndeshjet e Champions-it, korçarët kanë arritur edhe një tjetër marrëveshje që nëse nuk arrin të kalojë në klubin izraelit të vishet bardhkuq për sezonin e ri 2015-2016.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se me shkodranin Salihi ka pasur një bisedë paraprake, ku është arritur pak a shumë edhe një akord financiar, në rast të një transferimi të mundshëm te Skënderbeu për edicionin e ardhshëm. Pavarësisht se gjithçka mbetet ende për t’u parë, pasi do të shikohet ecuria e bisedimeve me klubin izraelit, në Korçë e quajnë thuajse të mbyllur transferimin e Salihit te Skënderbeu.

Sulmuesi i Kombëtares do të forconte akoma edhe më shumë repartin ofensiv, atje ku ekipi ka shfaqur jo pak probleme dy sezonet e fundit. Kjo duket se do të bindë së tepërmi numrin një të pankinës së Skënderbeut, Mirel Josën, për të kompletuar kështu ekipin për ndeshjen e Champions-it, por jo vetëm. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të jetë vijimë- sia e kësaj çështje, teksa në Korçë kanë filluar të “kryqë- zojnë” gishtat për një mungesë akordi mes Salihit dhe klubit izraelit. Pra, transferimi i tij përfundimtar te Skënderbeu varet pikërisht nga bisedimet me këtë klub.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura