Skënderbeu “luftë” Partizanit, ja ku do fokusohet merkato

Dec 12, 2017 | 10:35
SHPËRNDAJE

Skënderbeu sfidon Partizanin për shër bimet e mbrojtësit Armend Thaçi, i cili mbylli pjesën e parë të sezonit te Gjilani në Superligën kosovare. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit korçar janë futur në bisedime prej ditësh me 25-vjeçarin, edhe pse ky i fundit mendohet që është më i prirë për të pranuar ofertën e të kuqve. Gjithsesi, në Korçë nuk janë dorëzuar dhe mendojnë se do ta mbyllin me sukses këtë operacion të merkatos.

Thaci

Mbrojtja dhe sulmi janë pikat ku bardhekuqtë do të përqendrohen më shumë. Sa i përket repartit të prapavijës, fakti që klubi do të futet në merkato, e detyron edhe shitja e mundshme në janar e qendërmbrojtësit Bajram Jashanica. Trajneri Ilir Daja ka kërkuar që çdo pozicion ta ketë të dubluar dhe ardhja e një mbrojtësi tipik krahu si Thaçi e blindon repartin.

Njëkohësisht Skënderbeu kërkon edhe një qendërmbrojtës dhe sërish “luftën” e ka me Partizanin, pasi të dy klubet pëlqejnë Ivan Fushtar. Ndërkohë, për shërbimet e Thaçit duket se Skënderbeu është gati të përdorë kartën e kosovarëve, në mënyrë që të bindin bashkëkombësin e tyre të pranojë ofertën e klubit korçar.

Skenderbeu2

Te Skënderbeu janë aktualisht gjashtë lojtarë kosovarë dhe së bashku me Argjend Malajn, që është në proces rikuperimi, numri i tyre shkon në shtatë. Për këtë duket se dy lojtarët e Kombëtares së Kosovës, Jashanica dhe Aliti do të mundohen ta bindin Thaçin që të zgjedhë Skënderbeun. Gjithçka mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet, teksa rivaliteti mes klubeve sapo ka filluar dhe në qendër të vëmendjes janë Thaçi e Fushtar.

DO AFROHEN DY SULMUES

Skënderbeu është gjithnjë e më shumë i interesuar për të përforcuar repartin e sulmit. Natyrisht që një qendërsulmues tipik si Ali Soue nuk është i mjaftueshëm për të përballuar gjithë sezonin dhe kjo u duk qartë në momentin kur ky i fundit u dëmtua, teksa Skënderbeu nuk kishte atë forcë në ofensive. Për këtë, me shumë mundësi, gjatë merkatos së verës do të afrohen të paktën dy lojtarë në repartin e avancuar. Me Martin Nesporin, që pritet të largohet në janar pas problemeve fizike, afrimi i sulmuesve është më se i domosdoshëm te bardhekuqtë.

nespor

“Panorama Sport” mëson se gjatë merkatos së janarit klubi ka planifikuar dy goditje në sulm, teksa emri i parë që del në skenë është Arturo Rexhinaldo i Laçit. 27- vjeçari nga Mozambiku pëlqehet nga trajneri Daja për vetë karakteristikat që ka, teksa mund të bëjë mirë jo vetëm në fazën ofensive.

Gazeta mëson se klubi i Skënderbeut mund të bëjë një ofertë zyrtare te Laçi për blerjen e kartonit. Rexhinaldo ka edhe gjashtë muaj kontratë me kurbinasit, teksa aktualisht është një pikë referimi në sulmin bardhezi, i mbetet edhe gjashtë. Gjithsesi, një shifër e majme në arkën e klubit kurbinas, mund të bëjë që mozambikasi të firmosë për Skënderbeun.

Rexhinaldo

Ky është plani i klubit, që njëkohësisht është vënë në kërkim të një bomberi, që do të zëvendësonte Martin Nesporin, i cili asnjëherë nuk u pa me fanellën bardhekuqe, duke rezultuar një “blof” i madh. Natyrisht, çeku ishte i pafat për shkak se u dëmtua në momentet kur pritej të aktivizohej

LLAZI SARO

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura