Skënderbeu kundër Flamurtarit: Ne nuk qahemi për kalendarin

Nov 14, 2017 | 19:19
SHPËRNDAJE

Klubi i Skënderbeut ka reaguar nëpërmjet një njoftimi zyrtar në lidhje me zërat për favorizim për sa i përket shtyrjes së ndeshjes ndaj Flamurtarit. Ja çfarë shkruan zyra për shtyp e klubit korçar pas akuzave të vlonjatëve.

Skenderbeu

REAGIMI I SKENDERBEUT

Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ duke marrë shkas nga reagimi zyrtar i Flamurtari F.C ditën e sotme hedh poshte absolutisht çdo fjalë, fjali dhe paragraf ku cënohet dhe aludohet për favorizim të ekipit tonë në lidhje me kalendarin.

Absolutisht në asnje kampionat ku një ekip do të kishte 5 lojtarë të grumbulluar me kombëtaren, ndeshja nuk do të zhvillohej vetëm pas dy ditësh. N.Q.S takimi do të zhvillohej ditën e mërkurë atëhere do të quhej favorizim për rivalin. Zhvendosjen e takimin ditën e enjte e quajmë një vendim mëse normal nisur nga fakti që 4 futbollistë të Skënderbeut u aktivizuan me kombëtaret respektive ditën e djeshme.

Në bazë të regullores të FIFA-s takimi duhej të zhvillohej ditën e shtunë dhe këtu kemi të bëjmë me një favorizim të rivalit tonë por duke u nisur nga kalendari ynë i ngjeshur për shkak të ndeshjeve të UEFA Europa League e mirëkuptuam këtë vendim për të luajtur ditën e enjte.

Ata që ndjekin dhe e njohin futbollin janë dëshmitarë se edhe në kampionatet elitare në europë, diçka e tillë është mëse normale madje ka raste kur takimet shtyhen edhe me javë apo muaj. Në europë diçka e tillë nuk quhet favorizim.

Të nderuar rivalë, drejtues ekipesh dhe tifozë, Skënderbeu prej dy muajsh zhvillon takime çdo 3 ose 4 ditë, kjo edhe falë sukseseve të klubit në arenën europiane por nuk jemi qarë dhe nuk do të qahemi në asnjë moment për kalendarin. Nuk kemi akuzuar dhe nuk do të akuzojmë në asnjë moment kolegët dhe ekipet tona rivale për favorizim kur gjithçka qëndron brënda ‘kornizave’ të normales jo vetëm në Shqipëri por edhe në kampionatet me elitare të europës.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Zyra për shtyp

KF Skënderbeu

Skenderbeu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura