Skënderbeu-Kukësi në pikëpyetje, shkak bëhet Komisioni i Apelit pranë UEFA-s

Apr 23, 2018 | 14:07
SHPËRNDAJE

Pas Partizani-Skënderbeu që do të zhvillohet sot në orën 19:00, edhe java e ardhshme do të rezervojë një tjetër sfidë interesante për korçarët, bëhet fjalë për përballjen me kampionët në fuqi të Kukësit.

Kukesi-Skenderbeu-2

Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej ditën e premte, megjithatë pritet të ketë një ndryshim të programim, për shkak të përballjes me Komisionin e Apelit në UEFA.

ë enjten zyrtarët e klubit të Skënderbeut  do të jenë në zyrat qendrore të UEFA-s në Zvicër përballë komisionit të Apelit aty ku ky organizëm pritet të marrë një vendim rreth dënimit 10-vjeçar që qeveria europiane e futbollit i imponoi klubit shqiptar më 29 mars. “Supersport” raporton se disa nga lojtarët e Skënderbeut mund të kryejnë lidhje direkte nga qyteti i Korçës me anëtarët e komisionit të Apelit për t’iu përgjigjur pyetjeve që mund t’iu parashtrohen.

Skenderbeu

Duke parë që klubi bardhekuq një ditë përpara ndeshjes do ketë këtë impenjim shumë të rëndësishëm, ekziston mundësia që Federata Shqiptare e Futbollit ne dakordësi edhe me Kukësin ta spostojë këtë supersfidë për ditën e hënë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura