Skënderbeu i besoi “çelësat” e sulmit, Soue nuk po arrin të gjejë rrugën e rrjetës

Feb 12, 2018 | 10:03
SHPËRNDAJE

Gjashtë gola ka arritur të shënojë sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, në 19 javë kampionat. Shumë pak për një sulmues race që Skënderbeu duket se i ka besuar çelësat e repartit të avancuar.

Soue

Pavarësisht mungesës së golave prej 51 ditësh, ajo që bind disi dhe u mbyll gojën kritikave është paraqitja e mirë në çdo ndeshje, ku, pavarësisht se nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, italogambiani ka zhvilluar paraqitje të mira duke ndihmuar ekipin në lojë.

Soue

Falë paraqitjeve të tij, Soue ka sjellë shumë hapësira për lojtarët e tjerë të ekipit duke tërhequr dhe mbajtur në panik të gjitha mbrojtjet kundërshtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura