Skënderbeu humb, por e kalon turin e dytë. Tani përballet me moldavët e Mislamit

Jul 21, 2015 | 23:22
SHPËRNDAJE

Skënderbeu humbet në Belfast ndaj Krusaders me rezultatin 3-2 (4-6 i përgjithshëm), por kualifikohet.

shkembiKorçarët arrijnë të shënojnë me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Arapit, që në pjesën e parë duke ruajtur avantazhin për 90 minuta.

Ndërkohë në dy minutat e fundit të shtesës pësojnë dy gola, duke humbur sfidën por jo turin e tretë, ku do të ndeshet me moldavët e Milsamit, një ekip modest ky i krijuar në vitin 2005.

Pjesa e parë

Vendasit e kanë nisur më mirë takimin duke krijuar raste, ndërkohë që korçarët detyrohen të vazhdojnë lojës pas minutës 11 me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të mbrojtësit Arapi. Një 45-minutësh “nervash” dhe kartonësh, pasi gjyqtari ka dhënë 4 të tillë, 3 të verdhë dhe një të kuq, dy prej tyre vendasve. Dhe në mungesë të Arapit, skuadra ka vazhduar lojën normalisht, ndërkohë ka tentuar të rrezikojë portën e irlandezëve por pa rezultat. Ndërsa këta të fundit kanë provuar me anë të goditjeve nga këndi por pa rezultat, Shehi tregohet i vëmendshëm duke siguruar portën.

Pjesa e dytë

Skënderbeu humbet, por kualifikohet. Janë vendasit ata të cilët kalojnë në avantazh të parët me anë të O’Flynn. Por, nuk ka vonuar dhe aksioni i korçarëve të cilët tentojnë me anë të Berishës, i cili të dytën herë gjuan në shenjë duke barazuar shifrat në 1-1. Përsëri djemtë e Josës, këtë herë me Latifin, mesfushori kosovar në minutën e 77-të, ngre në këmbë 200 tifozët shqiptarë që e ndjekin nga tribuna. Skënderbeu kalon në avantazh 1-2. Kur mendohej se gjithçka ishte mbyllur për 90 minuta, irlandezët surprizojnë brenda 2 minutave shtesë, duke shënuar një dopietë fituese, por jo kualifikuese. Një humbje e çuditshme për korçarët, por një kualifikim i vlefshëm për turin e tretë në Ligën e Kampionëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura