Skënderbeu dhe Kukësi ndajnë nga një pikë, barazimi arrihet në minutat shtesë me penallti

Feb 23, 2015 | 20:50
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja mes Skënderbeut dhe Kukësit. Ekipi i Skënderbeut ka arritur të ruajë rezultatin për 90 minuta lojë, ndërsa një penallti dhënë në favor të kuksianëve në minutën e tretë shtesë e ka “prishur” gëzimin e vendasve.

Skënderbeu-Kukesi

Pjesa e parë e takimit u mbyll në shifrat 0-0, me domininimin e lojës nga korçarët, të cilët kanë realizuar raste të njëpasnjëshme me anë të të mesfushorit Lilaj dhe kosovarit Berisha.

Goli i parë erdhi në minuten e 52’ të pjesës së dytë. Një aksion i shpejtë i djemve të Josës, një asis i Lilajt drejt Abazit i cili e çon topin në rrjetë, duke kaluar kështu skuadrën në avantazh 1-0.

Gjatë lojës verilindorët regjistrojnë pak raste pas pësimit të golit, duke mos krijuar asnjë rrezik tek portieri Shehu. Me këtë barazim Kukësi forcon kreun me 48 pikë, një më shumë se vendi i dytë Tirana.

http://www.panorama-sport.com/kategoria-superiore/kategoria-superiore-po-luhet-kryesfida-e-javes-se-23-te-live-skenderbeu-kukesi-0-0/#ixzz3SbHmxes4

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura