Skënderbeu bën postim ofensiv në Facebook, tifozët e kryqëzojnë

Jul 28, 2016 | 23:05
SHPËRNDAJE

Kritikat e vazhdueshme ndaj Skënderbeut pas dënimit nga UEFA duket se kanë tensionuar situatën te klubi korçar, i cili ka reaguar në një mënyrë të pakuptimtë në adresën e vet në rrjetet sociale. Një postim ofensiv është shfaqur në Facebook, nëpërmjet të cilit klubi korçar nuk kursente fyerjet ndaj personave të paspecifikuar.

“Kriza e madhe ekonomike ka detyruar “prostitutat” të punojnë gjithë natën në ‘shtëpi publike’ dhe ditën të dalin dhe të japin disa ore leksione për moralin”, shkruhej në këtë postim të klubit.

skenderbeu

Por kur klubi priste solidaritet nga tifozeria e vet, postimi ofensiv në fjalë ka pasur efektin e kundërt.

Tifozët e Skënderbeut u kanë kujtuar administratorëve të faqes së Facebook se ato përfaqësonin një institucion të mirëfilltë dhe nuk mund të reagonin në këtë mënyrë.

“Jeni faqe zyrtare e klubit dhe duhet te flisni seriozisht, jo si amator. Turp”, shkruan një prej tifozëve. Ndërsa një tjetër ka kujtuar se “KF Skënderbeu Korçë është pasuri kombëtare, përfaqëson një qytet të tërë, një komb të tërë. Si korçar e tifoz jam i zhgënjyer nga gjuha e përdorur. Reagoni me stil, ose heshtni”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura