Kosovë, zbulohet një varrezë masive në Skënderaj

Apr 27, 2015 | 14:39
SHPËRNDAJE

EULEX-i njoftoi sot se në fshatin Llaushë të Skenderajt janë gjetur mbetje mortore. “Telegrafi” raporton se EULEX-i këtë informatë e kishte marrë nga një banor i këtij fshati në dhjetor të vitit 2014, teksa po gërmonin në një varr të dyshuar në këtë zonë.

Gjenden mbetje mortore në Llaushë të Skënderajt

“Në dhjetor 2014 gjatë një vizite gjurmimi në një varr të dyshuar në zonën e fshatit Llaushë të Skenderajt, e cila nuk kishte të bënte me këtë rast, një banor i fshatit Llaushë e ka kontaktuar Departamentin e Mjekësisë Ligjore duke i bërë me dije për një lokacion të një varri të mundshëm në varrezat e fshatit”, thuhet në një komunikatë të EULEX-it .

Sipas EULEX-it ky banor ka treguar për një hapësirë prej rreth 7-8 metra katrorë duke thënë se aty ishin varrosur 4 kufoma gjatë muajit mars 1999.

“Zhvarrimi ka filluar sot, ndërsa mbetjet mortore u zbuluan në përputhje me informatën e pranuar nga EULEX-i”, thuhet në komunikatën e EULEX-it, raporton “Telegrafi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura