Skenari i frikshëm që parashikojnë statistikat, Italia në alarm. Popullsia në pikiatë, ç’do ndodhë me pensionet?

Nov 18, 2019 | 10:17
SHPËRNDAJE

4869207_2312_fdb4a8fb4979dca945686e2478098782

Në Itali popullsia ka filluar të tkurret duke filluar në vitin 2015 dhe tendenca për të ardhmen është shumë e qartë, duke pasur parasysh që prej shumë vitesh, deri tani numri i vdekjeve tejkalon atë të fëmijëve që vijnë në jetë.

Por skenari me bazë shifrat e vitit 2018, sipas Eurostat (zyra e statistikave të Bashkimit Evropian) është vërtet alarmues.

Nga 59 milion banorë në dhjetë vitet e fundit, shifra do te shkoje në 57 milion e 700 mijë banorë në 2040.

Në vitin 2065, ose brenda një periudhe kohe që është e vështirë të imagjinohet për jetën e njerëzve, por jo aq e vështirë per kalkulimet e demografëve, shfra jep 51.5 milion: gati 9 milion banore më pak se sot.

Disa madje mund të mendojne “më mirë në këtë mënyrë”, duke menduar se një vend me me pak njerez eshte më i rregullt.

Por ceshtja është se Italia e sotme tashmë paraqitet si një komunitet i pabalancuar, si në pikepamjen e brezave (shumë të moshuar dhe pak të rinj) dhe në atë gjeografike (qytetet “të mbushura” dhe zonat rurale të braktisura.

Ne kushtet kur Italia ka një borxh publik mbi 2.4 miliardë dhe një shpenzim vjetor per pensionet qe pritet te arrije së shpejti 300 miliardë, ja perse është e rëndësishme të dihet se sa njerëz do të ketë në Itali në 10 ose 20 vitet e ardhshme, sa do të jenë në moshë pune, dhe se sa do të jenë të moshuar./PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura