Skenari i destabilizimit, Braho dëshmon në Prokurorinë e Tiranës

Oct 6, 2015 | 17:00
SHPËRNDAJE

Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho është parë të hyjë në mjediset e Prokurorisë së Tiranës sot rreth orës 16:55 dhe ka dalë prej tyre në orën 17:37.

Spartak Braho
Spartak Braho
Sipas burimeve, mësohet se Braho dëshmoi lidhur me letrën që ai ka shkruar vetë drejtuar disa institucioneve, ku flitet për një skenar që do të destabilizonte vendin. 

Nuk dihet ende se çfare ka thënë Spartak Braho në Prokurori, por ditën e djeshme, ai theksoi se skenari i destabilizimit po bie. 

Deri më tani, për këtë çështje kanë dëshmuar bashkëshortja e Kastriot Ismailajt dhe ai vetë, drejtuesit të DIA-s, ish-ministri Dritan Prifti dhe deputeti Tom Doshi. 

Letra e Brahos ngjalli mjaft polemika mes opozitës dhe mazhorancës. Braho shkruante në letër, se kishte një plan për të destabilizuar vendin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura