Skenari i bujshëm, Ançeloti bën gati valixhet e largimit nga Napoli. Zbulohet destinacioni i radhës

Dec 10, 2019 | 10:34
SHPËRNDAJE

Një skenar i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane dhe ato britanike. Bëhet fjalë për trajnerin Karlo Ançeloti.

FBL-EUR-C1-LIVERPOOL-NAPOLI

Tekniku 60-vjeçar ka bërë gati valixhet, teksa largimi nga Napoli duket i pashmangshëm. Ndërkohë së fundmi bëhet me dije se Ançeloti pritet të jetë trajneri i ri i Arsenalit, që do të zëvendësojë Unai Emeri e larguar disa javë më parë.

GettyImages-1181109422

Në ditët e ardhshme, pritet që akordi paraparak të konkretizohet dhe Ançeloti të marrë stolin e “topçinjve”. Për sa i përket trajnerit të ri të Napolit, drejtuesit italian do t’i besojnë “timonin” e skuadrës ish-trajnerit të Milanit, Xhenaro Gatuzo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura