Skenarët/ ‘Kërcënimi’ i negociatorëve gjermanë, ç’duhet të bëjë Rama”

Apr 26, 2017 | 20:15
SHPËRNDAJE

Duke komentuar situatën aktuale politike në vend pas dështimit të negociatave të mbrëmshme për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi, avokat Spartak Ngjela shkruan se ka zero shanse për destabilitet ne vend. Sipas tij, lëvizja për progres demokratik është thirrja e kësaj kohe historike në Shqipëri.

Ngjela-Bunkeri

Ngjela e quan vlereson keshtu deklaratën e dy negociatoreve: ‘Dy gjermanët dje, pasi lanë letrën, vepruan me kërcënim: “kjo është!” – thanë ata – “nëse nuk doni që të veprojmë me forcë kundër jush!”- shkruan Ngjela.

Duke u ndalur te ajo qe duhet te beje kryeministri Rama, Ngjela thekson: “Bashkëpunimi i kryeministrit aktual shqiptar me Uashingtonin dhe Berlini kundër korrupsionit shqiptar dhe për ristrukturimin institucional të drejtësisë shqiptare, përbën thelbin e suksesit të shpejtë shqiptar”-shkruan Ngjela.

 

Postimi i Ngjelës

Ex nihilo nihil fit
Nga asgjëja asgjë

l.
Sali Berisha, duke dashur të shkatërrojë Shqipërinë, shkallmoi vetveten. Frika e ndëshkimit për korrupsion, e hodhi në një skemë destabilizuese kundër Shqipërisë, por gaboi se identifikimin si i korruptuar për të e ka hetuar ekspertiza amerikane, dhe politika amerikane nuk e mori fare në mbrojtje.

Këta mediokër i hynë detit më këmbë. Destabilizimi i Shqipërisë është në thelb antiamerikanizëm në një zonë të influencës parësore amerikane. Kurse të korruptuarit e kujtuan diçka të lehtë. Shqipëria sot, pasi perëndimorët e panë vetë hiçforcën e Sali Berishës, e kaloi përfundimisht lumin e vuajtjes së saj orientale, sepse forcat regresive të Lindjes nuk do të jenë më në Parlamentin Shqiptar.

Krimi oriental shqiptar, me një ekzistencë njëqind vjeçare në krye të shtetit, u vetëpërjashtuan nga frika e forcës perëndimore: ky krim sot është “në kërkim”.

ll.
Ky duhet te jete përcaktimi i takimit të djeshëm për kompromisin: krimi shqiptar oriental, nga forca e politikës perëndimore, u vetëpërjashtua nga drejtimi i shtetit shqiptar. Por, ama, pas njëqind vjetësh që i ka kallur tmerr shqiptarëve. Është një sukses historik që korrupdioni i fëlligësht shqiptar nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet qershorit. Dhe kryeministri shqiptar nuk duhet të bëjë asnjë lëshim në këtë pikë.

Keni për ta parë: shqiptarët për herë të parë do t’iu gëzohen zgjedhjeve si për një çlirim kombëtar.

Ill
Cili kompromis? Vërtet kishit menduar se me frikën e Berishës kundrejt shpronësimit të tij dhe të taborit të vet do të arrihej një kompromis dhe në Tiranë ?
Asgjë?
Kjo është një kohë përjashtuese, dhe është brenda natyrës së krimit dhe të kërkuarit ligjor ndaj krimbërësit.
Abuzuesit shqiptarë mendojnë të destabilozojnë Shqipërinë, që të shpëtojnë gjënë e vjedhur dhe të pengojnë njëherësh progresin shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Po cila është mundësia e destabilizimi të Shqipërisë? Kjo mundësi tani është zero, sepse të korruptuarit nuk po i kërkon t’i kapë qeveria shqiptare, por politika amerikane dhe gjermane.
Dy gjermanët dje, pasi lanë letrën, vepruan me kërcënim: “kjo është!” – thanë ata – “nëse nuk doni që të veprojmë me forcë kundër jush!

lV.
Antikorrupsioni shqiptar është interes perëndimor; kurse korrupsioni shqiptar ësht interesi rus në Ballkan. Ky është në fakt sekreti i triumfit të antikorrupsionit shqiptar.
Të gjithë të korruptuarit, u gjendën tani si të vetëpërjashtuar.
Krimi i identifikuar që i fshihet ndjekjes ka një specifikë të veçantë: ai vetëpërjashtohet nga shoqëria. Kështu i ndodhi tani edhe Saliut dhe të gjithë aradhës së tij të korruptuar…
Po kryeministri shqiptar?
Ky duhet t’i qëndrojë strikt marrëveshjes dhe aleancës shqiptaro- amerikane. Dhe duhet të ketë parasysh se dy kryeminlstra para tij: Enver Hoxha dhe Sali Berisha e kanë shkelur aleancën shqiptaro-amerikane pasi e kishin firmosur atë, për ta lënë Shqipërinë në mizerabilitetin oriental.

Bashkëpunimi i kryeministrit aktual shqiptar me Uashingtonin dhe Berlini kundër korrupsionit shqiptar dhe për ristrukturimin institucional të drejtësisë shqiptare, përbën thelbin e suksesit të shpejtë shqiptar.
Koha nuk pret më, lëvizja për progres demokratik është thirrja e kësaj kohe historike në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura