Skenarët e frikshëm, ja çfarë pritet të ndodhë me futbollin

Mar 16, 2020 | 11:00
SHPËRNDAJE

Çfarë do të ndodhë me Serinë A? Kur do të rinisë Premier Liga? A do të përfundojë Bundesliga? Po Europiani a do të shtyhet? Këto janë pyetjet që tifozët bëjnë në këto momente. A do të luhet më futboll për këtë sezon? Kush do të fitojë? Kush do të shkojë në Europë? Kush do të ngjitet dhe kush do të zbresë?

LA LIGA

Për momentin, situata që po kalojnë vendet e ndryshme të Europës nuk na lejon që të fokusohemi shumë te kjo çështje. Gjendja e alarmit na detyron që të kemi prioritete të tjera dhe këto pyetje duhet të presin për të marrë përgjigje. Por as nuk duhet të vonohemi shumë. Njerëzit janë në një situatë negative prej rrezikut që i kanoset nga Koronavirusi dhe futbolli do të ishte diçka që do t’i ndihmonte për t’u larguar nga ky bllokim social.

La Liga- Kompeticioni spanjoll i futbollit gjatë këtyre ditëve ka pasur disa videokonferenca me ECA-n dhe UEFA-n. Takimi i së martës i UEFA-s do të jetë vendimtar për të kuptuar edhe të ardhmen e kampionateve. Sapo të përcaktohet kalendari i Champions-it dhe Ligës së Europës do të merren edhe vendimet e kampionateve. Ekziston mundësia mundësia që Champions-i dhe Liga e Europës të bëjnë ndeshje teke deri sa të shkojnë në finale. Europiani është kompeticioni më i rrezikuar, por edhe më i lehti për t’u transferuar në një tjetër datë apo vit. Shtyrja e tij mund të lirojë muajin qershor, i cili do të shërbejë për të rikuperuar kohën e humbur. Në këtë mënyrë do të zhvillohen ndeshjet e kampionateve.

Skenarët- Skenari i pezullimit përfundimtar të kampionatit do të provokonte shumë polemika. Një anulim i vitit futbollistik pa fitues dhe fitimtarë, ashtu siç propozon Lioni në Francë, është një opsion. Këta të fundit thonë që duhet të anulohet çdo reultat i këtij viti duke i nisur kampionatet vitin e kaluar me të njëjtat skuadra dhe në Europë të kualifikohen ato që ishin vitin e kaluar.

BAJERN

Një tjetër opsion është përfundimi i menjëhershëm me këtë renditje. Ky është një opsion që i pëlqen Bundesligës dhe në Spanjë dhe Itali do të ishin kampionë Barcelona dhe Juventusi. Por në La Liga, Reali do të tërbohej ashtu si Lacio në Serinë A. Atletiko e Madridit do të ishte jashtë Champions-it, Majorka, Leganesi dhe Espanjoli do të binin në kategorinë e dytë. A është e drejtë? Zgjidhja nuk është e lehtë dhe sigurisht që do të krijojë polemika, cilado që të jetë. Por La Liga dëshiron ta evitojë këtë gjë. Ndryshe nga vendet e tjera, në Spanjë nuk ka një propozim nga një president klubi.

Premier Liga- Dita e enjte, 19 mars do të jetë vendimtare për të njohur të ardhmen e Premier Ligës dhe do të vendoset nga një takim mes drejtuesve. Do të mbahet 2 ditë pas takimit të UEFA-s që do të shërbejë për të ardhmen e Champions-it dhe Europa Ligës. Për momentin, i vetmi propozim në ajër është ai i presidentit të Uest Hemit, i cili kërkon anulimin e këtij sezoni. Diçka që do të tërbonte Liverpulin, i cili është 25 pikë përpara vendit të dytë. Ka edhe propozime me humor si ai i presidentit të Kristal Palasit, i cili ka thënë që kampioni Premier Ligës duhet të shpallet me 3 javët e fundit dhe në këtë mënyrë do të ishte skuadra e tij.

Maratona në Serinë A- Liga italiane është duke bërë planifikimet e saj që ta përfundojë kampionatin. Nuk ka asnjë diskutim për këtë. Do të bëhet me një maratonë javësh. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, nisja e ndeshjeve do të bëhet më 2 maj dhe mund të përfundojë më 28 qershor. Për t’ia dalë duhet të zhvillohen 9 javë futbollistike në fundjavë, 3 në mesjavë dhe do të mbeten 5 data të lira për kupat e Europës, gjithmonë nëse italianët do të vazhdojnë të jenë në turnetë kontinentalë. Situata në Itali është e rëndë për shkak të Koronavirusit dhe Kupa e Italisë mund të shtyhet për vitin e ardhshëm.

LIVERPULI

Bundesliga- Mbi të ardhmen e kampionatit gjerman nuk ka ende asgjë zyrtare. Por ata duket se e kanë një plan. Mund të shpallin kampionin dhe 4 vendet e Europës sipas renditjes aktuale, pa pasur ekipe që do të bien nga kategoria. Bajerni do të jetë skuadra kampione, ndërsa skuadrat e tjera do të shkojnë në Europë. Do të ngjiten 2 skuadra të tjera nga Bundesliga II dhe kampionati do të bëhet me 20 ekipe.

GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura