Skenarët/ “Amerika hapi letrat, Berisha do votojë vetingun dhe pastaj…”

May 16, 2017 | 13:50
SHPËRNDAJE

Në situatën aktuale politike, pas ofertës amerikane në tavolinë dhe përballë asaj që pritet të ndodhë, avokat Spartak Ngjela shkruan se dy janë hapat; së pari Berisha do të shkojë në Kuvend të votojë vetingun dhe zgjedhjet janë akti i dyte, sipas Ngjeles, jashte interesit te amerikaneve.

Spartak Ngjela
Spartak Ngjela

Postimi i Ngjelës

Pyetja që ngrihet sot është kjo:
Çfarë do bëjë Sali Berisha tani pasi politika amerikane kuptohet se ia ka hapur letrat, njëlloj si Ivanovit në Shkup?
Asgjë nuk mund të bëjë.
Do shkojnë të gjithë në Parlament që të votojnë vetingun.
Dhe duhet të kenë kujdes, të mos shtyhen kush të hyjë i pari, por të hyjnë me radhë: pas Saliut, sigurisht.

Po për zgjedhjet?
Ai është akti i dytë i filmit, dhe jashtë interesit amerikan: i pari është vetingu.

Dhe logjika politike është kjo: nëse nuk votohet vetingu që tani, më mirë të mos jetë PD në zgjedhje, dhe sigurisht që nuk do të pranohet më nga KQZ se i ka humbur afatet.
Nëse votohet vetingu: zgjedhjet për Amerikën nuk kanë më rëndësi, se shumica e këtyre që po kacafyten me njëri-tjetrin nuk do të jenë më në politikë pas vitit 2017.
Kjo është situata aktuale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura