Skena erotike me Maluma-n dhe veshje provokuese, por Jennifer Lopez merr kritika të shumta për performancën në AMAs

Nov 24, 2020 | 12:01
SHPËRNDAJE

Nga veshja, flokët, kërcimi në karrige dhe ndriçimi i skenës, performanca e Jennifer Lopez në AMA-s dukej se njohur për disa njerëz.

Këngëtarja interpretoi në një duet të nxehtë mbrëmjen e së dielës me këngëtarin, Maluma dhe në mediat sociale menjëherë filluan të tregoheshin ngjashmëritë e performancës së Beyonce me bashkëshortin e saj, Jay Z në Grammys 2014.

Lopez veshi një kostum të zi gjysmë transparent që i ekspozonte format trupore në performancën e “Pa’ Ti” dhe “Lonely” ashtu si Beyoncé kur këndoi “Drunk In Love” në Grammys.

Të dy këngëtaret kishin të njëtin model flokësh, të shkurtra dhe të lagura, ndërsa koreografia ishte e ngjashme.

Dhe menjëherë përdoruesit e Twitter shkruajtën se JLo kishte kopjuar Mbretëreshën Bey.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura