“S’kemi përgjigje për projektin prej 175 ditësh”- Banorët e Bërxullës ultimatum Ramës e Ballukut: Urgjent të nisim dialogun, do marrim masa ekstreme

Mar 28, 2023 | 10:30
SHPËRNDAJE

Banorët e Bërxullës që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar janë ngritur sërish në protestë këtë të martë, duke kërkuar në mënyrë urgjente nga qeveria, kryeministri Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku të ulen në negociata me ta dhe të japin shpjegime për projektin dhe kërkesat e ligjshme të qytetarëve që rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur.

Edhe pse është dita e 175 e protestës së tyre, banorët thanë se përgjigja që kanë marrë nga institucionet është se ata nuk kanë të përfunduar projektin se si do të bëhen nënkalimet, apo edhe rrugët dytësore në këtë zonë.

“Ne nga 6 muaj që i kërkojmë shtetit e sot që jemi këtu akoma nuk del projekti ku ka mbikalime ku janë rrugët dytësore, si do lëvizen linjat e interkonjeksionit. Cfarë duhet të bëjnë banorët e Bërxullit?

Nuk ka asnjë reagim, asnjë informacion qoftë në linjë zyrtare, as vertikale as horizontale nuk denjon kush të vjië. Në ditën e 175 ishte përgjigja nuk kemi akoma të përfunduar projektin për nënkalimet e rrugët dytësore.

Vetë shteti has në kontradikta brenda vetes. Për linjën e interkonjuksionit…ky projekt është bërë në studiot e Italisë me Google, dalin tani parregullsitë kur nuk e njeh gjendjen në terren.

Kërkuam cmimin e banesave, del 510 mijë lekë metri kur na ishte thënë 575 euro metri. Pra certifikimi i banesave nuk bëhet se sic dIhet është shkresa e ARRSH në hipotekë.

Ne kërkojmë vlerën e pronës, certifikimin e pronës me cmim tregu, akomodim banorësh që do u shemben banesat, leje ndëtimi për banorët që do u shembet prona.

Në Bërxullë nuk do vazhdojnë punimet sa kohë s’do ketë maerëveshje me banorët.
Të vijnë të marrin mundimin të na prezantojnë përfaqësuesit e shtetit, ku është shteti vetë? Se kontrata është e lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë”.

Banorët paralajmëruan se protestat e tyre do të përshkallëzohen.

“Do shkojmë në hipotekë do protestojmë, kërkojmë të zhbllokojë hipotekën e të kryejë veprimet për certifikimin e pronave dhe kjo Bici i kërkoj duhet të ndërhyjë në hipotekë e të certifikojë pronat e banesat se ligji e thotë qartë, kur ndërtohet një vepër publike
cdo 6 muaj apo një vit ndërrohen drejtorët e hipotekës pasi i shëndoshin mirë e mirë i thonë ik. As nuk ndiqet penalisht as nuk jep llogari kush. Vetëm popullit i kërkohet llogari pse nuk liron pronën. Si, unë e kam me ligj si do vish të marrësh pronën time pa një marrëveshje e negociatë? Nuk jepet prona kështu. Ne nuk e kemi zaptuar, i kemi pasur të trashëguara. Nuk i morëm sipas trashëgimisë por sipas ligjit dhe sot jemi në mëshirë të fatit pa asnjë mbrojtje.

Do nisim të marrim masa ekstreme, sa mos shkojmë te masat ekstreme të nisin urgjent dialogun të ulen në negociata e të vendosim dhe vlerën e pronës me marrëveshje e gjithë lejet e ndërtimit për pronat që preken banesat dhe si do bëhet akomodimi i banorëve, janë me fëmijë të vegjël, ku do shkojnë? I kërkoj ministres së Infrastrukturës dhe kryeministrit urgjent të zbresin në terren drejtoritë që mbulojnë këtë fushë e të na paraqiten me një dokument zyrtar për kërkesat tona të ligjshme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura