“S’kemi një datë fikse kur do rifillojë, por…”- Kreu i shoqatës së transportit urban tregon nëse do të rritet çmimi i biletave dhe si do të udhëtohet me rregullat e reja

May 27, 2020 | 11:28
SHPËRNDAJE

Kreu i shoqatës së transportit urban Rixhin Qosja, tha se nuk ka ende një datë fikse për rifillimin e transportit urban, por shtoi se po diskutohet për ditët e fundit.

I ftuar ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Qosja u shpreh se nuk do ët ketë rritej të çmimit të biletave, ndërsa shpjegoi edhe si do të udhëtohet, me masatë reja anti-covid.

Autobuz-Tirana-e-Re

Sipas tij, në një mjet transporti publik nuk do qarkullojnë dot më shumë se 25 ose 30 persona në të njëjtën kohë.

Pjesë nga intervista:

Arjola Shehu: A ka ndonjë plan që ka dalë se kur do hapet transporti?

Rixhin Qosja: Konkret jo, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës janë në kontakte për të gjetur këto modalitetet e fundit, për protokollin e sigurisë, për mënyrën e operimit, skemën financiare që do funksionojë ky shërbim sepse është shumë e rëndësishme dhe unë shpresoj të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Një datë fikse nuk di ta them për momentin, por diskutohet për ditët e fundit.

Arjola Shehu: Cilat janë masat e sigurisë që pretendohen se do merren?

Rixhin Qosja: Ne jemi munduar të adaptojmë ato protokolle sigurie që ka bërë edhe Europa dhe Kosova. Në një mjet transporti publik nuk do qarkullojnë dot më shumë se 25 ose 30 persona në të njëjtën kohë.

Arjola Shehu: Kush është maksimumi i kapacitetit?

Rixhin Qosja: Në një mjet urban që është 12 metra i gjatë qëndrojnë ulur dhe në këmbë 100 pasagjerë, ndërsa tani mendohet të reduktohet në 25-30.

Arjola Shehu: A do të përkëthehet kjo në një rritje çmimi apo kostoja do vazhdojë të jetë e njëjtë?

Rixhin Qosja: Të vetmen gjë që nuk e kemi kërkuar është rritja e çmimit. Sepse edhe po të rritet çmimi nuk do mund ta kompesojë dot humbjen që ne do gjenerojmë nëse dalim në punë si normalisht. Sepse të transportosh 30% të kapacitetit do të thotë që është humbje çdo ditë. Kështu që ne kemi kërkuar disa mënyra të tjera për të bërë që ky shërbimi të mbijetojë.

Arjola Shehu: Cilat janë këto mënyra?

Rixhin Qosja: Ne kërkojmë mbështetje financiare si nga Bashkia e Tiranës si nga qeveria që ne të arrijmë të mbijetojmë nga kjo situatë. Nuk po flasim për fitime, por ne duhet të mbijetojme në mënyrë që shërbimin ta ofrojmë dhe për më tepër edhe për stafin tonë që janë 1500 veta në Tiranë që janë pa punë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura