“S’kemi gjë tjetër vetëm të japim shpirtin”, mesazhi i familjes së Gentianit për Shkëlqim Mirin

Nov 13, 2017 | 11:10
SHPËRNDAJE

Krimet e Rënda vendosin që Shkëlqim Miri të qëndrojë prapa hekurave. Ndaj gjykatësit të Apelit, i cili dyshohet per akuzen e korrupsionit u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Ai dyshohet favorizoi te denuarin Gentian Doda duke i ndyshuar akuzen nga vrasje me paramendim ne plagosje te rende me pasoje vdekjen. Doda la qelitë e burgut në shtator të këtij viti, e vetëm në nëntor prokuroria vendosi të vinte në pranga gjykatësin, në shtëpinë e të cilit u gjetën 34 milionë lekë të ndara në dy canta dhe të vendosura një në dhomën e tij të gjumit dhe një në dhomën e fëmijëve.

shkelqim miri

Ndonëse kontradiktor, ja si e justifikon avokati Ardian Visha, shumën marramendëse të gjetur në banesën e Mirit

Po si ra prokuroria në gjurmët e Shkëlqim Mirit?

Pasi dështoi për të provuar korrupsionin në gjykatën e Matit, e cila firmosi për ndryshimin e akuzës për Dodën dhe i hapi rrugën e lirimit të dënuarit, prokuroria nuk e mbylli cështjen, por vendosi ta ndjekë në vijimësi.

Në përgjim u vu i dënuari Doda, i cili në qelinë e tij mbante dy celularë. Ai komunikonte vazhdimisht me vjehrrin e tij Nezirin dhe mikun e ngushtë Alban Bucin.

“Do të vijë një mik të sjellë 15 mijë. Gjeti dhe 15 të tjera dhe dorëzoji”, i shkruan ai Bucit.

Sipas prokurorisë bisedat dhe komunikimet janë përgjatë muajve mars-prill –maj.

Pasi ishte rënë dakord për pazarin, sipas të cilit në këmbim të parave vendimi i Matit të mbetej në fuqi, Doda kërkon të dorëzohen paratë.

Caktohet data 30 maj. Alban Buci dhe vjehrri i Dodës shkojnë në një lokal në Fushë Krujës, në pronësi të kushëririt të gjykatësit. Në pamjet e kamerave të sigurisë – thuhet në dosje – shfaqen Buci dhe Neziri, të cilët bëjnë dhe dorëzimin e zarfit në duart e Kujtim Mirit. Ky i fundit kushëri i largët me gjykatësin.

Pas këtij momenti Albani i shkruan mikut të tij të dënuar: “Rri pa merak i dorezuam dokumentat. I thame skemi gje tjeter vetem të japim shpirtin. Do dalesh nga mesi i muajit tjeter”.

Me 7 qershor 2017 Apeli vendos të lërë në fuqi vendimin e gjykatës së Matit për dënimin me 8 vite për 39-vjecarin. Organi i akuzës, shkon edhe më tej. Për të provuar faktet, vendos të ndërhyjë. U kërkon burgjeve të ushtrojë kontroll dhe sekuestrojë dy celularët e të dënuarit. Në fakt ashtu ndodh. Celularët bllokohen për llogari të hetimit. Por e paqartë mbetet sesi Doda nuk mori dënim për këtë vepër nga gjykata e Krujës. Po natën që qelia e te dënuarit u kthye përmbys, policia ndalon Alban Bucin për verefikim dhe arrin ti kontrollojë celularin dhe të sigurojë mesazhet kompromentuese. Pasi siguroi të gjitha këto prova prokuroria vendosi të veprojë duke cuar në pranga gjykatësin dhe kushëririn e tij në kuadër të operacionit të Koduar “Një vrasje e dytë”. Kujtim Miri pritet të dalë të hënën përpara gjykatës. Gentian Doda dhe miqtë e tij të përfshirë në skemën korruptive deri më tani nuk janë vënë në pranga.

Balkanweb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura