“S’kemi dërguar njeri për ta kërcënuar, por…”- Motra e Liridonës tregon a do marrin hak tek familja e Naim Murseli

Dec 12, 2023 | 12:45
SHPËRNDAJE

Motra e 30-vjeçares, Liridona (Ademaj) Murseli ka hedhur poshtë deklaratat e babait të Naim Murseli se e kanë kërcënuar se do të marrin hak.

liridona murseli

Për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, u shpreh se nuk ka kanë dërguar njeri tek Shaban Murseli dhe se çdo gjë ia kanë lënë në dorë drejtësisë

“Jo nuk i kemi dërguar njeri tek Shaban Murseli. Nuk i kemi dërguar për të kërcënuar asnjë njeri. Ia kemi sqaruar edhe policisë, ia kemi lënë drejtësisë. Nëse do të donim të bënim diçka, s’do të dërgonin njeri.

Ata kanë thënë vetëm që Gjakova është e vogël, dhe s’kemi qejf të përballemi bashkë”, tha ajo.

Lexoni edhe: “Ishin shumë të lumtur bashkë, s’ka pasur asnjëherë xhelozi mes tyre”- E motra tregon marrëdhënien e Liridonës me Naimin: Nuk është e vërtetë që kemi ditur një sekret

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura