Skema gjigante e mashtrimit me kriptomonedhat, bosi turk Faruk Ozer del në gjyq. Shtyhet seanca për ekstradimin e tij

Oct 6, 2022 | 14:53
SHPËRNDAJE

Shtyhet seanca e gjyqit ndaj shtetasit turk Faruk Fatih Ozer. Seanca tjeter eshte caktuar me date 21 tetor, pasi avokati i tij ka kerkuar njohjen e plote te dokumentacionit.

faruku

Korespondenti i Panorama informon se kete te enjte ishte caktuar seanca e pare gjyqesore per ekstradimin e tij.

Shtetasi turk u arrestua në zonën e Vlorës teksa bënte plazh, ndërkohë që ai fshihej në një apartament në qytetin e Elbasanit.

Hetimi dhe akuzat

Prokuroria e Stambollit ka në hetim 21 të pandehur në lidhje me skemën gjigande të mashtrimit përmes kriptovalutave, Thodex.

Faruk Özer2

Emri kryesor në hetim është CEO i kësaj platforme, Faruk Fatih Ozer, i cili akuzohet se ka mashtruar rreth 400 mijë njerëz.

Nga personat e akuzuar, gjashtë prej tyre janë të burgosur aktualisht në Turqi, mes të cilëve edhe vëllai dhe motra e Faruk Ozer.

Sipas mediave turke, ndaj të pandehurve janë ngritur akuzat në Turqi për “krijimi dhe drejtimi i një organizate kriminale”, “mashtrimi duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet e kreditit” dhe “mashtrimit dhe pastrimit të vlerave pasurore që rrjedhin nga krimi”.

Për këto akuza, prokuroria ka kërkuar dënimin me burg në total të të pandehurve nga 12.164 vite burg deri në 40.562 vite burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura