SKEMA E RE/ Kualifikimi i mësuesve, ja kush shpallet i paaftë

Jan 17, 2016 | 10:11
SHPËRNDAJE

Ministria e Arsimit do të aplikojë një skemë të re kualifikimi për mësues e drejtorë shkollash, të cilët do të certifikohen, testohen e trajnohen vazhdimisht me qëllim për të ruajtur vendin e punës.

tolerojnë veçanërisht mësuesit, të cilët nga tre shanse, do të kenë dy mundësi për t’u rritur një shkallë më lart në kualifikim. Nëse nuk kalojnë me sukses provimin e riprovimin, shpallen zyrtarisht të paaftë si mësimdhënës. Këtë parashikon strategjia e re për arsimin parauniversitar 2014-2020, që së fundmi ka marrë dhe miratimin e qeverisë.

rama mesuesit

LICENCIMI Pas vitit 2016, të gjithë punonjësit arsimorë, mësues, drejtues shkollash, psikologë, punonjës socialë, nën moshën 55 vjeç, duhet të kenë përfunduar arsimin e lartë, si dhe të gëzojnë licencën për ushtrimin e profesionit. Skema nis aplikimin që nga drejtuesit e shkollave, të cilët do ta fitojnë e mbajnë postin nëpërmjet një licence të përkohshme që do ta sigurojnë nga ministria.

“Sigurimi i licencës dhe rifitimi i saj në përfundim të afatit të caktuar të arrihet pas një procesi trajnues, pa shkëputje nga puna, përmes moduleve që ofrojnë njohuri dhe kompetenca profesionale në funksion të udhëheqjes së shkollës. Licenca të fitohet pas vlerësimit të paketës profesionale të aspiruesit për drejtues dhe të marrjes së provimit përfundimtar”, thuhet në relacionin e strategjisë së arsimit.

E njëjta gjë vlen edhe për mësuesit, licenca e të cilëve është parakusht për të zënë një vend pune. “Kualifikimi i punonjësve arsimorë do të jetësohet në funksion të plotësimit të nevojave, interesave dhe cilësisë së formimit të nxënësve”.

MËSUESIT E RINJ Vëmendje e veçantë në raport i kushtohet përgatitjes së mësuesve të rinj, që për ministrinë mbetet sfidë më vete. Konstatohet se kurrikulat shpesh janë të mbingarkuara, nuk zhvillohet sa duhet praktika mësimore, ndërsa niveli i studentëve të mësuesisë lë për të dëshiruar.

“Programet bachelor për mësuesi i ndjekin studentët që nuk kanë shumë zgjedhje. Këtë e tregon numri i pikëve që të lejon të regjistrohesh në fakultet. E njëjta gjë për programet e masterit të mësuesisë që përgatit mësues për shkollën e mesme. Numri i kuotave është gjithnjë më i lartë sesa ai i kërkesave, duke i dhënë mundësi të regjistrohet kujtdo që ka mbaruar nivelin bachelor”, thuhet në dokument.

I vetmi hap përpara është rregullimi me ligj i profesionit të mësuesisë. Por edhe ky përballet me pamundësinë për t’i përfshirë të gjithë kandidatët në praktikë, dobësi në testimet për licencë, problemi i pagës së praktikantëve dhe mungesa e mentorëve profesionistë.

BESARTA BASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura