Skema e krimit/ Si i vrau 8 kushërinjtë Ritvan Zykaj, të miturin e qëlloi brenda shtëpisë me 3 plumba

Aug 11, 2018 | 12:26
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Zbardhet skema e krimit horror qe la pas 8 viktima nga dy familje ne Selenice te Vlores, vrare nga dora e kusheririt, 24-vjecarit Ritvan Zykaj.

Autori
Autori

Dje, rreth orës 18:00, autori ka shkuar i armatosur në banesën e kushërinjve të tyre dhe i ka gjetur në oborr, teksa kishin dalë në hijen e bahçes së tyre.

Ai ka nisur t’i thërrasë që përtej gardhit, çka ka bërë që edhe ata që ndodheshin brenda të dilnin për të parë se çfarë po ndodhte. Sapo është afruar, ai ka hapur zjarr, duke i lënë të vdekur në vend të tetë anëtarët e familjes, mes së cilëve gra e fëmijë.

Si fillim ai ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt dhe ka hapur zjarr, duke lene te vdekur ne vend Besimin dhe gruan e tij, Vasilikën. Me pas, dy femijet Sarën, 17 vjeçe, dhe te voglin. Djalin e mitur eshte futur dhe e ka qelluar ne banese, me tre plumba, raporton nga vendi i ngjarjes gazetarja e “Panorama”.

Pas kesaj, autori i eshte drejtuar baneses se vëllait të Besimit, Azemit, qe pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur me gruan në oborr, vend ku edhe u qelluan me bresheri.

 

AUTORI 24-vjeçari mësohet se merrej kryesisht me blegtori. Ai e kalonte pjesën më të madhe të ditës si çoban, duke u kujdesur për rreth 20 krerë dele. Nisur nga kjo, i riu është një njohës i mirë i terrenit dhe kjo i jep atij mundësinë për t’u fshehur dhe për t’ia vështirësuar punën Policisë për kapjen e tij.

Fqinjët e etiketojnë atë si “nevrik”. Sipas tyre, ata nuk kishin asnjë ide se ai kishte armë, e cila mund të jetë nga trazirat e vitit 1997. Ata thotë se 24-vjeçari ka kaluar një situatë traumatike disa vite më parë kur pësoi në pyll djegie të rëndë në 80 për qind të trupit. Që pas kësaj ngjarjeje, banorët thonë se ai ishte “nevrik”, por nuk janë në gjendje të pohojnë nëse ai ishte në depresion.

Fqinjët tregojnë se mes familjes së autorit dhe viktimave ka pasur marrëdhënie të mirë dhe se nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt mes tyre. Mësohet se njëri nga djemtë e Demirit, Besim Zykaj, ka lënë pas tashmë vetëm një djalë 18 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë në momentin e masakrës.

Albi Zykaj bëhet e ditur se punon si kuzhinier në zonën e Dhërmiut. Ndërsa nga ana tjetër, nga familja e Azem Zykajt, dy djemtë e tij (Falkao dhe Ariel, 24 dhe 19 vjeç) nuk ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes së rëndë.

Një prej djemve mësohet se jeton si emigrant në Greqi. Demir Zykaj, përveç dy djemve të vrarë, ka dhe një djalë tjetër, familja e të cilit nuk është prekur nga kjo ngjarje.

VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

4 3 Kryesore Selenice 2 1 6 5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura