Të tjera detaje janë zbuluar për rolin e 26 të arrestuarve në operacionin e finalizuar një natë më parë në Tiranë.
Mes 26 të arrestuarve ishin edhe dy femra, 31-vjeçarja Sonila Dinoshi dhe 28-vjeçarja Aurora Liço, e dënuar edhe më parë trafik droge. Ndërsa një vajzë tjetër 27 vjeçe, me iniciale E.B., është proceduar në gjendje të lirë bashkë me 4 persona të tjerë.
Nga hetimet është zbuluar edhe mënyra e shpërndarjes së drogës në Tiranë, ku femrat që ishin pjesë e këtij grupi kishin një rol kyç në përgatitjen dhe shpërndarjen e drogës.
Shtetasi Julian Bushati, që u arrestua mbrëmë vonë në Durrës, siguronte një sasi të konsiderueshme heroine tek persona ende të paidentifikuar.
Ai merrte çdo pesë ditë një sasi prej 100-200 gramë drogë. Më pas, këtë sasi e përpunonte në banesën e tij duke e trefishuar me përzierës.
Për këtë ai kishte edhe mjete të posaçme që i përdorte në një dhomë të përshtatur si minilaborator droge. Pasi sasia e heroinës përpunohej aty, ai i dërgonte çdo ditë nga 100-150 gramë shtetasit Sokol Kapllani, ndërsa pjesën tjetër e shpërndante tek persona të tjerë.
Kllapi bashkë me Sonila Dinoshit, të dy përdorues heroine dhe kraku, kishin marrë një apartament me qira ku ndanin në porcione nga 0.3 gramë këndën narkotike, duke paketuar për shitje deri në 250 doza.
Një dozë shitej me vlerën një mijë lekë të rinj, duke bërë që xhiroja ditore vetëm prej tyre të ishte deri në 250 mijë lekë rë rinj, me fitim 120 mijë lekë të rinj.
Shpërndarja e drogës fillonte në orën 08:00 dhe vazhdonte deri në mbrëmje. Për të shpërndarë drogën, Sokol Kllapi kishte blerë së fundmi një automjet “Ford Fiesta”, për të mos rënë në sy, e cila u bllokua mbrëmë gjatë operacionit “Epilog”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al