SKANDALI/ Trukimet prekin edhe tenisin, 15 yje kanë shitur ndeshjet

Jan 18, 2016 | 14:44
SHPËRNDAJE

Një skandal i vërtet po trondit sportin e tenisit ku sipas disa dokumenteve që disponon BBC dhe faqja “Buzz Feed” vërtetohen trukime ndeshjesh në kompeticione prestigjoze si Uimbëlldon, Australia Open etj.

Xhokovic pranoi se kur dikush i kishte ofruar 110 mije paund per ta humbur ndeshjen
Xhokovic pranoi se kur dikush i kishte ofruar 110 mije paund per ta humbur ndeshjen

Ky skandal ka tronditur mbarë sportin e tenisit, i cili është ndër sportet më elitare në botë. Dosjet që disponon BBC tregojnë se dy dekadat e fundit, lojtarë dhe emra të mëdhenj të tenisit kanë trukuar ndeshjet e tyre.

Bëhet fjalë për 16 lojtarë të nivelit të lartë, por që emrat e tyre ende nuk janë publikuar. BBC thotë se edhe pse ka patur dijeni për trukime të ndeshjeve, këta lojtarë nuk janë sanksionuar, por kanë marrë pjesë në kompeticionet madhore.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar tensiti i njohur Novak Xhokoviç, i cili ka pranuar se trukime ka, por jo në nivelet më të larta.

Ai ka thënë se dikur, në fillimet e karrierës së tij, i ishin ofruar 110 mijë paund që të humbiste një ndeshje, por ai nuk kishte pranuar.

“Është thjesht një spekulim”, tha serbi, 10 herë kampion i Grand Slam. Ndërkohë, kreu i Federatës Profesioniste të Tenisit ka mohuar çdo akuzë.

Ai ka thënë se Federata nuk është e përfshirë nëse këto skandale janë të vërteta dhe se do të hetohet çdo gjë.

Gjithsesi, ai sqaron opinionin publik se dokumentet që disponon BBC flasin për turnetë e para 10 vjetëve.

Ky skandal publikohet ndërkohë që hapet Australian Open. Vetë kryeministri britanik është shprehur mjaft i shqetësuar me këtë skandal dhe bëri thirrje për hetime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura