Skandali te “Shefqet Ndroqi”/ Rama flet për herë të parë: Siç nuk ka pyll pa derra, s’ka sektor pa fundërrina. Sanitarja nuk ishte e lidhur me mjekë. Këmbanë alarmi për…

Jan 14, 2021 | 13:16
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur sot publikisht lidhur me skandalin e sanitares së spitalit Covid 2, Tire Alldërvishi e cila ka zhvatur për më pak se një muaj, të paktën 8 milionë lekë nga vajza e një paciente të shtruar tek “Shefqet Ndroqi”, duke u hequr si infermiere.


Rama tha se investigimi ka provuar që sanitarja ka vepruar e vetme dhe nuk ka qenë e lidhur me mjekë e infermierë, gjë e cila u shpreh se e ka gëzuar në gjithë këtë histori.

Por teksa nënvizoi se “pyll pa derra s’ka”, Rama tha se kjo histori duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi dhe se qytetarët që janë në nevojë, nuk duhet të ndjekin rrugë të tilla, për të dhënë para e për të marrë shërbim në spitalet Covid.

“I keqardhur për atë historinë e asaj sanitares që faktikisht cënon imazhin, reputacionin e punën e jashtëzakonshme të mjekëve e infermierëve e krijon perceptimin që kjo është një mënyrë të punuari e shumë njerëzve apo është pjesë e sistemit të punës.

Realisht e vetmja gjë që më ka pëlqyer, apo ngrohur në atë ngjarje ka qenë puna e bërë nga gazetarët investigativë se kanë nxjerrë në pah një llum, natyrisht të papërtypshëm, por njëkohësisht nuk kanë provuar përkundrazi, do të thosha që të gjithë investigimet e tyre nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte e lidhur me mjekë e ky të ishte një zinxhirë.

Duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë e në radhë të parë për njerëzit që janë në nevojë që s’duhet të ndjekin rrugë të tilla.

Se siç nuk ka pyll pa derra s’ka asnjë sistem e asnjë sektor ku të mos gjenden fundërrina të tilla që mund të jenë dhe mjek por kjo nuk e zhbën sakrificën tuaj ju jeni më të ekspozuarit e jo vetëm që s’keni lënë njeri rrugëve por keni vënë jetën tuaj në rrezik pavarësisht se janë garantuar mjeke mbrojtëse, por kjo flamë nganjëherë nuk pyet për asgjë“, tha Rama.

rama per sanitaren

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura