Skandali seksual me priftërinjtë, qytetarët shtangen nga pamjet e turpshme

Sep 5, 2018 | 11:08
SHPËRNDAJE

Dy priftërinj katolikë u arrestuan pasi u kapën duke kryer veprime seksuale me njëri-tjetrin në një makinë me qira të parkuar pranë Miami Beach.

Diego Berrio, 39 vjeç, dhe Edwin Giraldo Cortez, 30 vjeç, u akuzuan për sjellje të turpshme në publik.

Pasi mori një telefonatë nga një kalimtarë i cili ankohej për këtë skenë, policia arriti në vendin e ngjarjes për të parë aktet seksuale që ende po vazhdonin. Zyrtarët ishin në gjendje të dallonin të dy priftërinjtë, pasi makina ishte parkuar pranë një sheshi lojërash dhe xhamat ishin transparentë.priests-sex-feature

Të dy priftërinjtë ishin “aq të angazhuar” sa nuk e vunë re kur policia mbërriti pranë tyre, deri sa oficerët u kërkuan të ndalonin dhe të dilnin jashtë makinës, sipas CBS.

“Është përgjegjësia jonë të sigurojmë se ata që i shërbejnë popullit tonë janë të aftë për shërbim”, tha për ËPLG Anne Maselli, një zëdhënëse e Arkdiocesit e Çikagos.

“Ne e marrim këtë çështje shumë seriozisht”, u shpreh ajo.

Berrio u lirua të martën pasdite, ndërsa Cortez mbetet në paraburgim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura