SKANDALI/ Qytetari humb pronën në gjyq, nuk u njoftua për seancat

Dec 1, 2015 | 23:35
SHPËRNDAJE

Një banor i fshatit Mezhgoran në Tepelenë ka humbur gjyqin për pronën në mënyrë absurde.

largea_gjykata1356353508Ndaj tij janë zhvilluar seanca të tëra gjyqësore në Gjykatën e Apelit, mirëpo ai nuk ka qenë prezent.

Kjo, jo për mosinteresim të tij, por për shkak se ai nuk është njoftuar kurrë për këto seanca.

Ai është paditur për një pronë të shtrirë në pllajën që ndan Mezhgoranin, me pjesën lindore të tij.

Prona ka qenë pjesë e proceseve gjyqësore të diskutuara në shkallën e parë të gjyqësorit por që vendimi nuk është kundërshtuar nga vetë ankuesi.

Ky i fundit Mitat Cani, për gazetën “Panorama”, apelon për mungesën e transparencës nga ana e Gjykatës së Apelit e cila, në të gjitha seancat e zhvilluara, nuk e ka njoftuar si palë e paditur që ka qenë.

Në të gjitha herët, Mitat Cani nuk është njoftuar dhe për këtë, vendimi i marrë ndaj tij ka qenë në mungesë.

Vetë i dëmtuari, ka kërkuar ndihmën e kreut të qeverisë, ministrit të drejtësisë dhe organeve të tjera të shtetit, rikthimin e çështjes për gjykim ndërkohë që ka apeluar për ndihmë edhe tek Ambasada Amerikane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura