Skandali/ Projekti që shfaros pemët për hapësira argëtimi tek Liqeni

Feb 7, 2016 | 19:05
SHPËRNDAJE

liqeni1

Një denoncim në Facebook nga faqja “Albanian Platform for Policy Advocacy”, zbulon një skandal të Bashkisë së Tiranës, pasi tregon një projekt për të cilin deri tani nuk është folur nga zyrtarët e saj.

“As Rama dhe as Basha nuk guxuan që të ndërhyjnë me ndërtime brenda perimetrit të Parkut të Liqenit.

Rama në kohën e tij e rrethoi të gjithë Liqenin me një mur të lartë betoni, për të frenuar ndërtimet.

Basha hapi disa gropa për sheshe pallatesh përballë digës (aktualisht janë lënë pezull), por nuk guxoi të hynte brenda në Park.
Erion Veliaj ia u ka kaluar që të dyve.

Me një projekt gjoja per te bere një qendër multifunksionale dëfrimi, bashkia ka rrethuar një sipërfaqe të stërmadhe brenda në Park dhe nga fotot e projektit dallohen edhe disa mure me beton e tulla, si dhe zhdukja e pemëve që janë në mes, pasi aty do të shtrohet struktura që do të shërbejë për “argëtim”.

Nuk ka patur ende ndonjë reagim qytetar për këtë projekt, edhe pse tiranasit e shumtë e kanë çdo ditë para syve rrethimin që ka pak që ka mbirë”, shkruhet në postimin e faqes që ka publikuar edhe fotot e mëposhtme.

liqeni2 liqeni3 liqeni4 liqeni5 liqeni6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura