Skandali për tenderin pa garë 11,4 mln euro që qeveria i dha Salillarit/ Vasili: Batërdi me paratë e shqiptarëve, SPAK vepro!

Jun 25, 2022 | 18:16
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për skandalin e radhës me ARRSH-në që do t’u kushtojë 11,4 milionë euro xhepave të qytetarëve shqiptarë në këtë kohë krize.

Petrit Vasili-flet-konferenca-LSI-mediat-

Bëhet fjalë për tenderin e fituar pa garë nga SALILLARI për mirëmbajtjen e akseve kryesore të Rajonit Jugor. (LEXO KETU)

Vasili i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme, SPAK që të veprojë për një “badërdi dhe vjedhje diten per diell me parate e shqiptareve”.

“Ne do ti drejtohemi SPAK-ut dhe do perdorim çdo mekanizem parlamentar dhe politik qe keto skandale kaq te renda te denohen dhe te marrin fund keto vjedhje gjigande te mundit e djerses se shqiptareve”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Badërdi dhe vjedhje diten per diell me parate e shqiptareve, SPAK vepro!
Nuk ka te ndalur grabitja e terbuar e taksave te shqiptareve nga qeveria dhe klientet e saj.

Tenderi i mirembajtjes se rrugeve te jugut jepet me 99.99% te çmimit.

Vjedhje me shume se kaq hapur nuk ka se ku te veje.

Se ne çfare derexheje eshte niveli i rrugeve dhe mirembajtja e tyre te gjithe e shohin perdite.

Qeveria, qe nuk jep asnje lek kompesim per cmimin e naftes, apo vajit dhe bukes per qytetaret, i dhuron klienteve te saj tendera me 99.99% te cmimit dhe dhjetra milion euro.

Por si te mos mjaftoje kjo miliarda leke vazhdon te grabise qeveria permes klienteve te saj te perhershem.

Ne do ti drejtohemi SPAK-ut dhe do perdorim çdo mekanizem parlamentar dhe politik qe keto skandale kaq te renda te denohen dhe te marrin fund keto vjedhje gjigande te mundit e djerses se shqiptareve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura