Një politikan shqiptar pjesë e skandalit “Pandora Papers”/ Të përfshira edhe 13 kompani me pronarë në vendin tonë

Oct 4, 2021 | 0:30
SHPËRNDAJE

Një politikan shqiptar rezulton të jetë pjesë e skandalit “Pandora Papers”,  ku një rrjet gazetarësh investigativë zbuluan mijëra dokumente se si liderë botërorë dhe miliarderë kanë fshehur pasuritë në parajsa fiskale.

skandak

Nga kërkimi në sajtin që ka publikuar të dhënat rezulton një politikan shqiptar dhe 13 kompani, me pronarë në Shqipëri.

Por ende nuk dihet emri i politikanit shqiptar që ka fshehur pasuritë në offshore duke investuar përmes parajsave fiskale.

shqhsq

Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash zbuluan se 336 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.

Mes emrave të përfshirë janë ish-kryeministri britanik Blair, presidenti rus Putin, kryeministri çek Babis, presidenti ukrainas, Mbreti i Jordanisë, dhe disa liderë të tjerë botërorë.

13

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura