Skandali në Shkodër, prokuroria: Një e mitur me shenja djegieje nga cigarja

May 20, 2016 | 9:45
SHPËRNDAJE

Zbardhen të tjera detaje nga skandali i rëndë seksual që është zbuluar në Rezidencën e Fëmijëve në Shkodër, ku 3 vajza të mitura janë abuzuar seksualisht.

Burime nga prokuroria bënë të ditur se në trupin e një prej vajzave janë konstatuar shenja djegie të bëra me cigare.

Po sipas këtyre burimeve, vajza ka hematoma në disa vende në trup. Skandali thellohet akoma më tej, pasi ka dyshimet se abuzimi seksual ka ndodhur brenda shtëpisë së fëmijës.

Vajzat, 6, 8 dhe 11 vjeç kanë rrëfyer se janë abuzuar seksualisht brenda ambjenteve të institucionit nga fëmijë të tjerë më të rritur, të cilët sipas tyre i detyronin të shikonin edhe filma porno.

shtepia e femijes shkoder

Por veç kësaj në raportin e prokurorisë theksohet se fëmijët kanë treguar edhe për dhunë që i kalonte kapacitetet njerëzore.

Rrahje me shkopinj dhe këmbë karrige nga fëmijë të tjerë edhe nga punonjës të jetimores. Vajzat e mitura kanë treguar se edukatoret largoheshin me ore të tëra nga isntitucioni.

Madje sipas tyre ato dinin gjithçka për abuzimet seksuale, por ju thonin të mbyllnin gojën.

Një prej të miturave u ka treguar oficerëve se në 2014, dy prej vajzave në shtëpinë e fëmijës janë larguar duke qëndruar jashtë gjatë gjithë natës.

Dhunë kjo e pohuar edhe nga një nënë rome. Ndërkohë, drejtori i këtij institucioni thotë se duhet pritur përfundimi i hetimeve.

Burimi: News24

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura