Skandali në Shkodër, nëna e vajzës që i shkroi Ramës: Si u mashtrova

May 26, 2016 | 7:07
SHPËRNDAJE

Natasha Bajrami, nena e tre vajzave qe janë të strehuara në shtëpinë e fëmijës shkollore ne Shkodër kërkon që t’i marrë vajzat e saj nga aty por nuk ia kanë lejuar një gjë të tillë.

Natasha
Natasha

“Unë jam tronditur shumë për çfarë kam dëgjuar dhe tre vajzat e mia jetojnë aty. Unë nuk kam dëshirë që t’i lë më vajzat në atë institucion sepse jam shumë e frikësuar.

Më mirë të jetojnë me mua në plasmas bashkë me pjesën tjetër të familjes edhe pse jemi 14 vetë në total se sa të dhunohen në atë shtëpi e të keqtrajtohen.

Mua më kanë thënë vetë vajzat se dhunohen por askush nuk mundet që t’i mbrojë ndaj unë dua që t’i marr sepse nuk dua të jetoj me frikë se diçka e keqe mund t’i ndodh vajzave të mia”-thotë Natasha.

Nëna e tre vajzave vijon më tej të tregojë se është drejtori aktual i institucionit ai që nuk e lejon që t’i marrë tre vajzat e saj nga shtëpia e fëmijës në Shkodër.

“Pas skandalit që më ka tronditur unë kam shkuar disa herë aty dhe i kam kërkuar që t’i marr vajzat e mia por ka qenë drejtori ai që nuk më ka lejuar.

Unë nuk e di arsyen por kërkoj që vajzat të jetojnë me mua. Është e vërtetë që jetojmë në kushte shumë të vështira por më mirë të jenë me ne se sa të dhunohen atje nga më të mëdhenjtë.

I bëj thirrje kujtdo që të më ndihmojnë dhe të lejojnë që unë të marr vajzat sepse nuk duhet të jenë më aty. Unë vetë i ka çuar nga situata e vështirë e familjes tonë por tani nuk dua që të qëndrojnë më aty sepse dhunohen”-thote Bajrami.

Ajo rrëfen gjithashtu se i është premtuar edhe strehim por ky premtim sipas saj nuk është mbajtur. “Mua më kanë gënjyer sepse ministria e Blendi Klosit më ka premtuar mua strehim dhe pasi të na strehonin na kanë premtuar që do të na lejojnë të marrim edhe vajzat që janë në institucion.

Në fakt as nuk na kanë strehuar e as nuk po mi japin tre vajzat e mia. Shpresoj që shumë shpejt dikush të më ndihmojë sepse ndodhem e tronditur në çdo aspekt”-përfundon Natasha Bajrami.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura