Skandali në Shkodër, dëshmitë e fëmijëve të abuzuar në Prokurori

May 20, 2016 | 9:49
SHPËRNDAJE

Pesë edukatore përfunduan në burg, në pritje të vlerësimit të masës së sigurisë që do të zhvillohet në Gjykatën e Shkodrës për një skandal që kalon përmasat njerëzore në jetimoren e Shkodrës.

dhuna

Rrahjet dhe dhuna psikologjike janë më të paktat që rrëfehen në dëshmitë e fëmijëve të mitur. Neglizhenca e tyre ka lejuar dhunime seksuale ndaj të miturave, çfarë në fakt jep sinjalet tronditëse për këto lloj institucionesh në Shqipëri.

 

Pas denoncimit të bërë në prokurori nga Avokati i Popullit, prokuroria e Shkodrës ndërmori një hetim të menjëhershëm nga ku rezultoi se kishte baza dhe dyshime të arsyeshme se ato që dëshmonin fëmijët të ishin të vërteta.

Për tre vajzat e denoncuara për dhunë seksuale akuzat u vërtetuan edhe shkencërisht. Ato do të paraqiten si prova me e pakundërshtueshme në gjykatë.

Top Story sjell disa nga dëshmitë e fëmijëve:

Dëshmia 1

“…kam dijeni për dhunën fizike të ushtruar nga edukatorja  ndaj nje fëmije 9 vjeç. Kjo ngjarje e ndodhur në Janar 2016, në kohën kur fëmija ishte bërë synet dhe ishte akoma me plagë. ai erdhi dhe më takoi vetë në korridor dhe më tha se i ka rënë zysha me shkop të karriges tek plaga dhe ishte gjakosur.. Ky veprim ishte bërë tek një nga dhomat e mësimit, në prani tëfëmijve të tjerë të mitur.Të nesërmen për këtë veprim i kam thënë drejtorit në zyrën e tij dhe ai më tha se e ka për të mirën e vet. Në fillim të vitit 2015, një fëmijë tjetër i kësaj shtëpie, është larguar nga shtëpia dhe kur erdhi të nesërmen më tha duke qarë se, djali i madh i drejtoreshës e kishte rrahur. Veç sa sipër, kam vënë re se zyshat, u kërkojnë fëmijëve të vegjël 10-12 vjeç, për të pastruar korridoret dhe banjat, si djemve ashtu edhe vajzave. Gjithashtu kam për të thënë se psikologja sjell shpesh në Shtëpinë e Fëmijës djalin e saj 14 vjeçar, i cili sillet keq me fëmijët duke i goditur dhe me shpulla”.

Dëshmia 2

“Kur jam kthyer nga Tirana, ku kam qenë për vizitë pranë familjes time, shoku im që është 13 vjeç më tha se gjatë një ekskursioni në Razëm kishte parë nje djale që ngacmonte nje 12 vjecare”.

Dëshmia 3

“Kam dijeni se para dy vjetëve, mund të ketëqenë muaj vere, kur një ditë shoku im më tregoi një video në celularin e tij ku zysha godiste  nje nxenes 13 vjeç tek klasa e mësimit, me shkop në trup dhe ai qante e bërtiste”.

Dëshmia 4

Në Razëm kemi shkuar më 1 Qershor 2015, kur kam parë një djalë që ngacmonte një vajze 12 vjeç, duke qenë të zhveshur nga mesi e poshtë, të dy. Kjo ka ndodhur tek një shtëpi e vjetër dhe unë i pashë pasi i ndoqa nga prapa”.

Dëshmia 5

“..kur isha 8-9 vjeç isha i sëmurë dhe nuk bëja detyrat dhe zysha me nxori nga klasa. Mandej me thirri tek një klasë tjetër (quhet kompani).Kishte të fshehur prapa një shkop, më kapi për dore dhe më çoi tek dushet, e mbylli derën dhe më gjuajti me shkop. Pasi më ra me shkop në trup, më mori me të mirë dhe më tha hajde mos qaj”.

Burimi: Top Channel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura